Does he regret bringing Edi Rama to power in 2013? Meta speaks from prison: Democrats are used to finding external culprits

Presidenti i PL, Ilir Meta në një autointervistë nga burgu 313 në Tiranë ka folur për kritikat që adresohen drejt tij, se ishte marrëveshja e 2013-ës që solli socialistët dhe Edi Ramën në pushtet. Atë kohë, Meta u largua nga koalicioni me PD-në dhe kaloi majtas.
Por Meta ka një përgjigje të prerë. Ai shprehet se demokratët janë mësuar të gjejnë fajtorë të jashtëm, ndërsa duke atakuar ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha shton se ata dhe Luli i dhanë të gjitha pushtetet Ramës.
“Por nuk mërzitem nga të gjithë ata që i bashkohen “fajtorit Meta” për të justifikuar “status quo”-në”, shprehet Meta.
A jeni i penduar që sollët Edi Ramën në pushtet në 2013?
E di se socialistët më fajësojnë se në 2005 më krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim solla Berishën në pushtet. Por ata harrojnë Kongresin e “kongresmenëve” dhe të përjashtimit tim dhe shumë personaliteteve si Limos Dizdari, Sabit Brokaj, etj. Po kështu, kam përshtypjen se harrojnë se Parti Socialiste ku njerëzit dëgjoheshin kishte për aq kohë sa pjesë e tyre ishte Ilir Meta.
Po kështu, harrojnë se PS me Nanon bllokoi integrimin, të cilin e zhbllokoi vetëm rotacioni i vitit 2005. Ndërsa demokratët janë mësuar të gjejnë fajtorë të jashtëm papushim. Unë këtyre demokratëve do u thoja se mirë e prisha unë me Ramën në 2013, po ju mos e ndritët me Lulin për 10 vite në krye që ia dhuruat të gjitha pushtetet Ramës?
Por nuk mërzitem nga të gjithë ata që i bashkohen “fajtorit Meta” për të justifikuar “status quo”-në.
Jam krenar që në 27 muaj si Kryeministër, Shqipëria pati rritje ekonomike mbi 8%.
Jam krenar që gjatë drejtimit tim si Kryetar i Kuvendit, opozita kurrë nuk ka patur aq hapësirë.
Se nuk donte Luli të jepte alternativën e tij për Reformën Administrativo-Territoriale, ky nuk është faji i im, por pazari i tij me Ramën për Lezhën dhe Pogradecin.
Jam shumë krenar që edhe pse i vetëm me një Parlament monopartiak prej 122 kartonash, kurrë nuk e shkela Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, interesat kombëtare dhe interesin publik.
Kjo është një periudhë reflektimi por mbi të gjitha projektimesh të mëdha për të ardhmen.
Kohët më të mira edhe Ilir Meta edhe shqiptarët i kanë përpara.
Por nuk ka Begati pa Sakrifica.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
