Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka treguar se ai ka qenë 10 vjeçar kur edhe e ka takuar për herë të parë ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshin, i cili dy ditë më parë ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare
Kurti në deklarimin e tij, ka thënë se ish-kryeministrin Bukoshi e kishte takuar në vitin 1985, pasi që prindërit e tij kishin organizuar një ndejë për mjekët që kishin përfunduar me sukses operacionin e babait të tij në Spitalin e Prishtinës.
Kryeministri në detyrë, ka theksuar se prindërit e tij e admironin Bukoshin, porse edhe ai kishte admirim për të.
“Unë personalisht Dr. Bujarin e kam takuar për herë të parë në jetë në moshën time 10-vjecare. Ka qenë viti i largët 1985 atëherë kur prindërit e mi patën organizuar një ndejë për mjekët që kishin përfunduar me sukses operacionin e babait tim në Spitalin e Prishtinës pas shpërthimit të idhëzës. Kurrë nuk e harroj admirimin që kishin prindërit e mi për Dr. Bujarin e Dr. Zanën, por njëkohësisht unë kisha edhe një admirim shtesë; sa fëmijëror, ndoshta edhe kombëtar. Më pëlqenin emrat e këtyre dy doktorëve, që prindërit e mi i admironin si profesionist të shquar shqiptar; Bujar dhe Zana. Unë do të dëshiroja që edhe prindërit e mi të kishin aso emra shqip, por isha veçse 10 vjeç atëbotë", ka deklaruar ai.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


