In a world filled with hate and people who have forgotten how to love, I choose to love without shame!

Jam grua.
Forcën e gjej tek shpirti që e kam ruajtur të pastër si sytë e një fëmije, pa u ndotur nga bota e madhe e mbushur me njerëz të vegjël.
Jam grua.
Forcën e gjej tek mendja e kthjellët si qielli kur del ylberi, pasi stuhitë e jetës janë larguar dhe më kanë përplasur sa andej-këtej.
Jam grua.
Lotët e nxehtë që dalin nga zemra e lodhur prej zhgënjimeve nuk ma djegin dëshirën për të rënë sërish në krahët e dashurisë.
Jam grua.
Dhe në një botë të mbushur me urrejtje e njerëz që kanë harruar të duan, zgjedh të dashuroj pa turp.
Jam grua.
Zgjedh të jem e fortë, jo për të kënaqur mendjet e vogla që të duan vetëm kur viktimizohesh.
Jam grua.
Dhe adhuroj gratë që nisin nga zero pas çdo rrëzimi nga “shkallët” e jetës.
Sepse nuk ka gjë më të bukur se një grua që rilind pas çdo rënie.
Për gratë dhe me gratë, gjithmonë
Happening now...
ideas
Will the new justice system unite the SP and the DP?
Sovereignty as a fig leaf
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128