Temperaturat e larta/ Rreth 30 fëmijë paraqiten në ditë tek pediatri

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm tek shëndeti i fëmijëve. Çdo mjek pediatër në poliklinikë përballet mesatarisht me 20 apo 30 vizita në ditë. Shqetësimet janë të shumta por ato që mbizotërojnë gjatë verës janë gastroenteritet.
“Për shkak të temperaturave të larta, konsumimit nga ndonjë ushqim, konsumimi i akulloreve, vajtja e tyre në plazh bën që gastroenteritet në verë të shtohen më tepër”, tha Sonila Brati, Pediatre.
Kur vera është vetëm në fillimin e saj, mjekja apelon për kujdes vecanërisht tek ushqimet.
“Duhen kryesisht gjëra të bëra në shtëpi dhe jo të mbajtura gjatë në frigorifer. Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, është një gjë shumë e rëndësishmë të theksohet qoftë të fëmijët e vegjël fare por edhe tek moshat më të rritura”, shtoi Brati.
Ashtu si fëmijët, kujdes në ditët e nxehta duhe të bëjnë edhe moshat e treta dhe të sëmurët kronik. Mjekët rekomandojnë që të shmangen daljet në orët e pikut, dhe të qëndrohet në mjedise të freskëta./EuronewsAlbania
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

