Alarming situation with online sexual exploitation of minors! Police publish figures and appeal to parents for increased control

2026-02-13 14:23:30 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Alarming situation with online sexual exploitation of minors! Police publish

Vetëm në muajin janar të këtj viti janë raportuar 655 materiale të dyshuara me përmbatje shfrytëzimi seksual të të miturve në internet, një shifër kjo që e tejkalon mesataren mujore të vitit të kaluar. Të dhënat janë publikuar nga Policia e Shtetit, në përmbyllje së javës së internetit të Sigurt.

Të dhënat e raportuara tregojnë se gjatë vitit 2025, përmes bashkëpunimit me NCMEC (Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar), janë referuar 5 707 raporte për përmbajtje të dyshuara me shfrytëzim seksual të të miturve, e përkthyer në 475 raste në muaj.

"Gjatë vitit 2025, Policia e Shtetit ka marrë 5 707 raporte të referuara nga NCMEC, që përkthehet në një mesatare prej rreth 475 raportesh në muaj. Ndërkaq, vetëm gjatë muajit janar të vitit 2026 janë administruar 655 raporte, duke treguar një rritje të ndjeshme të fenomenit" ka deklaruar policia e shtetit.

Ndërkohë sipas Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, këto materiale janë identifikuar nga NCMEC përmes teknologjive të specializuara, dhe të dhënat e personave që posdojnë apo  shpërnajnë këto përmbajteje u kalojnë autoriteteve shqiptare për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Policia ka apeluar që prndërit të jenë më të kujdeshëm në monitorimin e aktivitetit të fëmijëve online: “ Policia e Shtetit apelon për prindërit që: të monitorojnë dhe të jenë të vëmendshëm ndaj aktivitetit online të fëmijëve të tyre;të komunikojnë hapur me ta, mbi rreziqet e internetit dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale; dhe të përdorin mjete kontrolli dhe masa sigurie në pajisjet elektronike"

Ndërkohë sipas Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, gjatë 2025 u regjistruan 515 raste abuzimi online, 46% më shumë se një vit më parë.

"Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt dhe me rastin e ditës së fundit të kësaj jave ndërgjegjësuese, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, dëshiron të përcjellë një apel të rëndësishëm për të miturit, prindërit dhe kujdestarët.  Nga të dhënat e përfituara nëpërmjet bashkëpunimit me NCMEC (National Center for Missing & Exploited Children - Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar), një organizatë amerikane që bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në mbarë botën, për identifikimin dhe raportimin e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, rezulton një rritje shqetësuese e rasteve të raportuara. 

Gjatë vitit 2025, Policia e Shtetit ka marrë 5 707 raporte të referuara nga NCMEC, që përkthehet në një mesatare prej rreth 475 raportesh në muaj. Ndërkaq, vetëm gjatë muajit janar të vitit 2026 janë administruar 655 raporte, duke treguar një rritje të ndjeshme të fenomenit.  Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për prindërit që: 
•    Të monitorojnë dhe të jenë të vëmendshëm ndaj aktivitetit online të fëmijëve të tyre;
•    Të komunikojnë hapur me ta, mbi rreziqet e internetit dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale;
•    Të përdorin mjete kontrolli dhe masa sigurie në pajisjet elektronike.      
Njëkohësisht, apelojmë fuqimisht që prindërit dhe çdo qytetar të ruajnë privatësinë dhe intimitetin e fëmijëve të mitur, duke mos shpërndarë apo ripostuar materiale të papërshtatshme. Këto përmbajtje identifikohen nga NCMEC, përmes teknologjive të specializuara, dhe të dhënat e poseduesve apo të shpërndarësve të tyre, i referohen Policisë së Shtetit, për ndjekje të mëtejshme ligjore.  Mbrojtja e fëmijëve në hapësirën digjitale është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, prindërve dhe komunitetit, mund të garantojmë një përdorim më të sigurt të internetit, për çdo fëmijë. 

Happening now...

ideas