REL: Veprimtaria e kompanive të sanksionuara nga Serbia që akuzohen për eksportim në Rusi

Emër i ri, kompania e njëjtë.
Edhe dy vjet pasi u vendos në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën akuzat për eksportimin e mallrave të sanksionuara në Rusi, një kompani serbe vazhdon ta ushtrojë veprimtarinë.
Kompania e sanksionuar, TR Industries, tani vepron nën një emër tjetër: Onderon Systems, ka zbuluar Radio Evropa e Lirë (REL).
As pas sanksioneve perëndimore, eksportet e kësaj kompanie nuk u ndalën, tregojnë të dhënat doganore në të cilat i ka parë REL-i.
Kompania Onderon Systems, sipas të dhënave më të fundit, në vitin 2024 eksportoi mallra me vlerë gati 750 mijë euro në Rusi, ndërsa dërgesa me vlerë rreth 500 mijë eurove përfunduan në Indi.
Megjithatë, nuk ka të dhëna se çfarë eksportoi dhe kujt ia drejtoi, dhe vetë kompania nuk u është përgjigjur këtyre pyetjeve deri në kohën kur u botua teksti.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar prezantuan një sistem gjithëpërfshirës sanksionesh dhe kontrollesh të eksportit për të parandaluar Kremlinin nga financimi i luftës.
Njëmbëdhjetë kompani serbe janë futur në listën e zezë deri më tani, të akuzuara për lehtësimin e eksportit të produkteve të sanksionuara në Rusi – të tilla si pajisje elektronike ose mallra të ngjashme që mund të përdoren në industrinë ushtarake.
Ato fituan miliona nga kjo veprimtari.
Megjithatë, autoritetet në Beograd, të cilat refuzojnë të zbatojnë sanksionet perëndimore kundër Kremlinit, i lejojnë këto kompani të veprojnë, sepse nuk ka pengesa ligjore për këtë në Serbi.
REL-i ka analizuar raportet financiare të kompanive të sanksionuara në Serbi, regjistrat e llogarive bankare dhe bazat e të dhënave të tjera të disponueshme publikisht.
Pas sanksioneve perëndimore, gjashtë kompani u zhytën në borxhe dhe tri prej tyre po mbyllen.
“Sanksionet janë efektive në afat të shkurtër sepse ato praktikisht e përjashtojnë kompaninë nga sistemi global, bllokojnë llogaritë bankare, i bëjnë pagesat më të vështira dhe i ndërpresin marrëdhëniet me furnizuesit dhe partnerët logjistikë”, thekson Mijat Kostiq nga organizata joqeveritare Novi treci put.
Megjithatë, derisa shumica e kompanive regjistruan rënie të të ardhurave, njëra vazhdoi të operonte me sukses, do të thotë, të fitonte para, sipas një hulumtimi të REL-it.
Ndryshimi i emrit pas sanksioneve
Kompania TR Industries, e quajtur tani Onderon Systems – sipas planetit fiktiv nga saga e filmit “Star Wars”, u sanksionua nga SHBA-ja në shkurt 2024, në përvjetorin e dytë të pushtimit rus.
Pikërisht në fund të atij viti, kjo kompani kishte të ardhura nga shitja e mallrave që tejkalonin 1.4 milion euro, sipas hulumtimit të REL-it
Nga kjo, ajo fitoi më shumë se 140 mijë euro – pa llogaritur të gjitha shpenzimet e saj, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, pagat dhe taksat.
Ajo e ndryshoi emrin një muaj pasi u vendos në listën e zezë amerikane.
Dhe institucionet e Serbisë ia lejuan asaj ta bënte këtë.
Me vetëm një punonjës, ajo e regjistroi selinë e saj në një apartament në lagjen “Zvezdara” të Beogradit.
Megjithatë, sot është një kantier ndërtimi. Ndërtesa është e zënë nga artizanë që po e rinovojnë atë. Dhe numri i telefonit i kompanisë supozohet se “nuk ekziston”.
Kjo kompani ka gjithashtu tri llogari bankare aktive, ka gjetur REL-i duke kërkuar në bazën e të dhënave të Bankës Kombëtare të Serbisë.
Edhe pse shënoi fitime në vitin 2024, ato ishin më të ulëta se në vitin 2023, kur kompania kishte të ardhura prej 5.4 milionë eurosh dhe një fitim neto prej më shumë se 200 mijë eurosh.
Kompania u themelua vetëm dy muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, me një kapital fillestar prej më pak se 10 eurosh, për “tregti me shumicë jo të specializuar”.
Dhe në vitin e parë të biznesit, ajo “fitoi” miliona.
Kjo, siç ka treguar analiza e REL-it, është një model i zakonshëm i operacioneve të biznesit të kompanive të sanksionuara: Seli qendrore në apartamente ose shtëpi private, emaile ose numra telefoni që nuk ekzistojnë, një ose asnjë punonjës dhe një rritje drastike e të ardhurave pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Një profil i tillë është klasik për kompanitë ndërmjetëse, fiktive dhe në praktikën ndërkombëtare konsiderohet një sinjal i qartë për verifikim shtesë. Në sisteme më të organizuara, një kombinim i shenjave të tilla automatikisht ngre alarmin, por kjo nuk do të thotë menjëherë se diçka është e paligjshme, por se duhet t’i kushtohet vëmendje shtesë asaj që po ndodh në të vërtetë”, thekson Kostiq.
Administrata Tatimore nuk u përgjigj nëse ka kontrolluar ndonjë nga kompanitë e sanksionuara.
Në një përgjigje të shkurtër për REL-in, ajo tha se, sipas ligjit, të gjitha të dhënat mbi tatimpaguesit e marra në procedurat tatimore, kundërvajtjeje, para-hetimore ose gjyqësore konsiderohen “sekrete”.
Administrata Doganore i tha RELi-t se nuk i ka kontrolluar kompanitë në listën e sanksioneve perëndimore ose eksportet e tyre që nga shkurti i vitit 2022. Ajo shtoi se “nuk ka pengesa ligjore për eksportet” për këto kompani.
Edhe pse Onderon Systems eksportoi mallra me vlerë 1.2 milion euro në vitin 2024, eksportet ishin më të ulëta krahasuar me vitin 2023.
Në atë kohë, kjo kompani eksportonte mallra me vlerë më shumë se pesë milionë euro jashtë vendit, sipas të dhënave doganore në të cilat kishte qasje REL-i.
Dërgesa me vlerë më shumë se 2.9 milionë euro u eksportuan në Rusi në atë kohë, ndërsa gati dy milionë euro mallra përfunduan në Hong Kong dhe më shumë se 300 mijë euro në Indi.
Dhe Rusia, me më shumë se 870 mijë euro mallra të eksportuara, ishte destinacioni kryesor edhe në vitin 2022.
Pjesët e avionëve, mikroçipat dhe pajisjet e tjera teknologjike të përparuara, të prodhuara në Perëndim, kanë gjetur rrugën e tyre drejt Rusisë përmes dhjetëra kompanive serbe që nga shkurti i vitit 2022.
Këto janë të ashtuquajturat “mallra me përdorim të dyfishtë” sepse mund të përdoren në industrinë ushtarake dhe për këtë arsye i nënshtrohen sanksioneve të rrepta.
Brenda një viti e gjysmë, deri në mesin e vitit 2023, mallra të sanksionuara me vlerë të paktën 71 milionë dollarë u eksportuan nga Serbia në Rusi, tregoi një hetim i mëparshëm i REL-it.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, autoritetet serbe kanë përsëritur vazhdimisht se “Serbia nuk është dhe nuk do të jetë një platformë për anashkalimin e sanksioneve”.
Kështu iu përgjigjën ata kritikave nga Uashingtoni dhe Brukseli, ndërkohë që Beogradi nuk po vendos sanksione ndaj Kremlinit.
Megjithatë, Qeveria nuk zbulon se çfarë është bërë për të parandaluar transferimin e mallrave të sanksionuara në Rusi.
Brukseli, në një përgjigje për REL-in, thekson se Serbia ka ndërmarrë “hapa konkretë” për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve dhe është pajtuar me rregulloret e BE-së, duke përfshirë masat për të kontrolluar rieksportin e mallrave me përparësi të lartë në maj 2023.
“Të dhënat mbi eksportet direkte të produkteve (të sanksionuara) tregojnë se eksportet e Serbisë në Rusi kanë rënë ndjeshëm pasi kishin arritur kulmin në vitet 2022 dhe 2023, dhe se viti 2025 ishte i papërfillshëm”, thuhet në përgjigje.
Ata i bëjnë thirrje Beogradit që të “shtojë më tej përpjekjet” në luftën kundër anashkalimit të sanksioneve.
Sipas një studimi nga Instituti i Munihut për Kërkime Ekonomike (Ifo), pavarësisht sanksioneve të ashpra, Rusia ende importon, megjithëse në mënyrë të pakrahasueshme më pak, përmes vendeve të treta, mallra me përdorim të dyfishtë me origjinë nga BE-ja.
Serbia është ndër dhjetë vendet kryesore tranzit për mallra të tilla nën embargo.
Kostiq thekson se Serbia zyrtarisht ka një kuadër ligjor të zhvilluar për kontrollin e eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë.
“Megjithatë, problemi kryesor nuk është ekzistenca e ligjeve, por zbatimi i tyre dhe konteksti politik në të cilin ato zbatohen. Meqenëse Serbia nuk i është përmbajtur sanksioneve kundër Rusisë, kjo do të thotë se nuk ka ndalim automatik të tregtisë me aktorët rusë, as detyrim për të bllokuar të gjitha transaksionet e dyshimta”, shton ai.
Dhe hapësira për anashkalimin e sanksioneve është në “zonën gri” – kur mallrat shkojnë në vendet e lejuara, por ekziston rreziku që ato të ridrejtohen në Rusi.
Të dhënat nga Instituti Republikan i Statistikave, të analizuara nga REL-i, tregojnë se që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Serbia ka rritur në mënyrë drastike eksportet drejt ish-republikave sovjetike, të cilat konsiderohen të afërta me Kremlinin.
Edhe pse bashkëpunimi pothuajse nuk ekzistonte para luftës, Serbia tani eksporton në vende të tilla si Kirgistani, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Taxhikistani.
Produktet e eksportuara përfshijnë makineri dhe pajisje elektronike.
“Ky është një tregues klasik i rieksportit. Nuk vërteton automatikisht se mallrat përfundojnë në Rusi, por i kombinuar me strukturën e produktit dhe modelet e tregtisë globale, ofron një bazë të fortë për dyshimin se disa nga mallrat përfundojnë në të vërtetë në tregun rus”, thotë Kostiq.
Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme për vitin 2024, edhe kompania Sprocure operoi në “plus”.
Në maj të vitit 2025, ajo u gjend nën sanksione nga Bashkimi Evropian. Bilanci i saj aktual financiar nuk dihet publikisht.
Deri më tani, ajo ka mbyllur më shumë se 20 llogari bankare, por njëra mbetet aktive, sipas një analize të REL-it.
E themeluar në gusht të vitit 2022, kjo kompani akuzohet për eksportimin e pjesëve dhe pajisjeve të avionëve në Rusi. Ajo ka ndryshuar selinë e saj dhe regjistrimi i saj i fundit është në lagjen “Voždovac” të Beogradit.
Sipas një hulumtimi të REL-it, Sprocure transportoi 170 dërgesa në Rusi në vitin e parë e gjysmë të veprimtarisë të saj. Vlera e tyre tejkaloi 9.7 milionë dollarë nga mesi i vitit 2022 deri në fund të vitit 2023.
Në kohën e themelimit të saj, drejtoreshë dhe pronare e Sprocure ishte shtetasja serbe Zinete Mehmeti, por në fillim të vitit 2024, në një kohë kur Perëndimi filloi të sanksiononte kompanitë nga Serbia, shtetasi turk Erdal Ilhan doli si pronari i ri.
Një kompani kërkon lehtësim nga sanksionet
Nga 11 kompanitë nën sanksionet perëndimore, REL-i mori përgjigje vetëm nga kompania MCI Trading.
Drejtori i saj, Ivan Cvetiq , i cili po ashtu ndodhet në listën e zezë amerikane, thotë se ata janë në kontakt të rregullt me OFAC-in amerikan dhe se ata u kanë ofruar atyre “të gjithë dokumentacionin përkatës” në mënyrë që të hiqen nga sanksionet.
Prandaj, thotë ai, pret që OFAC të marrë një “vendim pozitiv” që do t’u “lejojë atyre të vazhdojnë aktivitetet e tyre të biznesit dhe jetën normale”.
Kompania, thekson Cvetiq, ndaloi të gjitha aktivitetet e importit dhe eksportit pas vendimit të SHBA-së për sanksione në qershor 2023.
“Sepse nuk donim të rrezikonim dhe t’i vendosnim partnerët tanë të biznesit në disa situata të pakëndshme”, shtoi Cvetiq në një përgjigje me shkrim.
Kjo kompani, thekson ai, nuk rieksportoi në Rusi nëpërmjet vendeve të treta, por eksportoi mallra në atë vend rregullisht. Ai gjithashtu pretendon se mallrat që ata eksportuan, në atë kohë, nuk ishin në listat e produkteve të ndaluara.
Tregtia me Rusinë, thotë ai, ishte më pak se një e dhjeta e aktiviteteve të biznesit të kompanisë.
Ai shton gjithashtu se ata “nuk e kuptojnë” pse shpjegimi për sanksionet amerikane thotë se ata fshehën përdoruesin fundor ose i mashtruan prodhuesit, sepse, siç pretendon ai, të gjithë prodhuesit e mallrave “ishin të përfshirë rregullisht në korrespondencë biznesi” me kompaninë MCI Trading dhe përdoruesin fundor.
“Disa nga partnerët (prodhuesit) madje i dërguan mallrat direkt te përdoruesi përfundimtar, deklaruan siç duhet numrat tariforë të produkteve dhe as dogana dhe as transportuesi nuk reaguan në asnjë mënyrë ndaj dokumentacionit të paraqitur në asnjë kohë”, pohon ai.
Ai thotë gjithashtu se për shkak të dërgimit të mallrave në Rusi, kontrollet doganore ishin të shpeshta, jo vetëm në Serbi.
“Por, në asnjë moment nuk kishte ndonjë tregues se diçka nuk duhej të dorëzohej”, pohon Cvetiq.
OFAC nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me kompanitë e sanksionuara nga Serbia.
Justifikimi i Zyrës Amerikane të Kontrollit të Aseteve të Huaja për vendosjen e sanksioneve ndaj MCI Trading ishte se ajo kishte bashkëpunuar me kompaninë ruse AK Microtech (AKM), e cila furnizonte industrinë ushtarake ruse me komponentë elektronikë.
AKM dyshohet se përdori MCI Trading si ndërmjetës për të fshehur përdoruesit përfundimtarë të mallrave në Rusi.
MCI Trading akuzohet se ka ndihmuar AKM-në të sigurojë mallra të teknologjisë së lartë nga prodhues në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe se ka bërë dhjetëra dërgesa për AKM-në, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës deri në vendosjen e sanksioneve.
Kompania në Serbi u themelua 20 vjet më parë. Selia e saj është në Beograd.
Sipas të dhënave financiare për vitin 2025, kjo kompani pati një humbje prej rreth 476 mijë eurosh.
Të ardhurat e saj kanë rënë ndjeshëm gjithashtu – vitin e kaluar ajo kishte 42 mijë euro të ardhura, ndryshe nga një vit më parë, kur të ardhurat ishin rreth 850 mijë euro.
Edhe kjo është shumë larg të ardhurave të regjistruara në vitet 2022 dhe 2023, kur ato tejkaluan shifrën dy milionë euro.
“Kompania nuk ekziston”.
Një deklaratë e shkurtër iu dha REL-it nga kompania Kominvex, dhe personi i intervistuar nuk deshi të prezantohej.
Megjithatë, regjistri i bizneseve tregon të kundërtën.
Kjo kompani, sipas të dhënave zyrtare, është ende aktive, megjithëse po përjeton një rënie drastike të të ardhurave.
Ndërsa në vitin e parë të pushtimit rus të Ukrainës kishte të ardhura prej më shumë se 127 milionë eurosh, dy vjet më vonë, në fund të vitit 2024, të ardhurat ishin vetëm nëntë mijë euro.
REL-i ka hulumtuar më parë biznesin e kësaj kompanie.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës deri në gusht 2023, Kominvex eksportoi mallra me vlerë më shumë se 140 milionë dollarë në Rusi.
Një e treta e produkteve të eksportuara, me vlerë rreth 50 milionë dollarë, ishin komponentë elektronikë të sanksionuar, pasi ato mund të përdoren në industrinë ushtarake.
Sanksionet e SHBA-së, me akuzat për eksportimin e mallrave të sanksionuara, u vendosën ndaj kësaj kompanie në shkurt të vitit 2024.
Në listën e zezë është edhe Marko Svorcan, drejtor dhe pronar i Kominvex.
REL-i, përmes një kërkimi në regjistrin e bizneseve, ka gjetur se tri kompani nga Serbia, të cilat janë nën sanksione perëndimore, janë në likuidim të detyruar.
Kjo do të thotë që, me vendim të shtetit, ato po mbyllen.
Shteti ka të drejtë të fillojë mbylljen e tyre nëse ato nuk i përmbahen rregulloreve ligjore të brendshme.
Kostiq e përshkruan reagimin e institucioneve si “të kufizuar ose selektiv”.
“Nga njëra anë, është e qartë se shumë nga këto kompani shkelën rregulloret vendase dhe nuk publikuan raportet financiare, kishin detyrime tatimore dhe vepronin në mënyrë jotransparente. Nga ana tjetër, mungesa e reagimit ndaj vetë thelbit të biznesit të tyre (eksporti i mallrave të rrezikshme) sugjeron ose mungesë kapaciteti për të hetuar dhe provuar raste të tilla, ose një vlerësim politik se kjo çështje nuk është përparësi”, shton ai.
Kontrolli i eksporteve është detyrë e shumë institucioneve – nga doganat, te institucionet financiare dhe shërbimet e sigurisë.
Dhe shërbimet e sigurisë dhe autoritetet e larta në Serbi nuk e kanë fshehur bashkëpunimin e tyre me Rusinë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi për t’u distancuar nga Kremlini.
“Në praktikë, kjo do të thotë se është shumë më e lehtë të ndëshkosh një kompani për taksa të papaguara, sepse kjo është qartë e dukshme në sistemin vendas, sesa të hysh në një zinxhir kompleks të tregtisë ndërkombëtare dhe të provosh se një dërgesë po shkon në Rusi nëpërmjet një vendi të tretë, sepse kjo automatikisht ngre çështje më të gjera politike dhe ndërkombëtare”, përfundon Kostiq.
Kështu, kompania Bassire Group u fshi nga regjistri tregtar serb në qershor 2025, sepse mbeti pa përfaqësues ligjorë, pasi pas dorëheqjes së drejtorit nuk emëroi një përfaqësues të ri.
Ajo u vu nën sanksione të SHBA-së një vit më parë, në qershor 2024.
Kompania u themelua një vit pas pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt 2023, me seli në Beograd – për tregtinë e kompjuterëve, pajisjeve dhe softuerëve.
Pronari ishte shtetasi rus Nikolai Levin, dhe ai hoqi dorë nga pronësia në shtator 2024, disa muaj pasi u vendos në listën e zezë amerikane.
OFAC e akuzoi Levinin për anashkalimin e sanksioneve dhe lehtësimin e importeve nga Evropa, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Rusi përmes një rrjeti kompanish nën kontrollin e tij.
Vlera e mallrave të sanksionuara që përfunduan në Rusi përmes kompanive të Levin, sipas të dhënave të OFAC, ishte rreth 2.5 milionë dollarë.
Kostiq thekson se “efekti i plotë” i sanksioneve është i mundur me monitorimin e vazhdueshëm të rrjeteve ndërkombëtare të kompanive dhe individëve, sepse skemat e anashkalimit janë “të adaptueshme”.
“Ilustrimi është i thjeshtë: kur një kompani sanksionohet, biznesi mund të transferohet te një e re me të njëjtët pronarë ose palë të lidhura, shpesh në një adresë tjetër ose në një vend tjetër. Pra, sanksionet mbyllin kanale individuale, por jo domosdo të gjithë infrastrukturën e anashkalimit”, shpjegon ai.
Kompania beogradase Conex, me vendim shtetëror, u fshi nga regjistri tregtar në gusht 2025.
Arsyeja: Pas dorëheqjes së drejtoreshës, ajo mbeti pa përfaqësues ligjor.
Ajo u fut në listën e zezë nga Bashkimi Evropian në shkurt 2024.
Ishte kompania e parë nga Serbia që u sanksionua nga BE-ja, për shkak të dyshimeve për lidhje me sektorin ushtarak dhe teknologjik rus.
Kjo firmë konsulence u themelua më shumë se 30 vjet më parë, me seli në Beograd.
Një hetim i mëparshëm i REL-it zbuloi se ajo ishte praktikisht joaktive deri në fillimin e pushtimit të Ukrainës.
Dhe raportet financiare për vitet 2022 dhe 2023 treguan të ardhura prej rreth një milion eurosh në vit.
Kompania “Goodforëarding” është në likuidim që nga shkurti i vitit 2026.
Shteti po e mbyll atë sepse, që nga themelimi i saj në qershor 2022, nuk ka paraqitur asnjë raport financiar në Agjencinë e Regjistrave të Biznesit, gjë që ishte detyrimi i saj ligjor.
Kompania u themelua në Beograd nga shtetasi rus Alexei Moskovkin me një kapital fillestar prej rreth 1.000 eurosh. Ishte regjistruar për “tregti me shumicë të frutave dhe perimeve”.
Megjithatë, OFAC pretendoi se mallra të tjera mbërritën në Rusi nga Serbia përmes kësaj kompanie – siç janë komponentët e nevojshëm për prodhimin e raketave, dronëve dhe municioneve.
Ajo është nën sanksionet e SHBA-së që nga shkurti i vitit 2024.
Llogaritë e kompanisë u bllokuan për një muaj përpara se të vendoseshin nën sanksione për shkak të mbledhjes së detyruar të të ardhurave – me një ndalim për asgjësimin e parave në ato llogari.
Llogaria u bllokua pas masave të marra nga Administrata Tatimore.
Numri i identifikimit tatimor (PIB) i kësaj kompanie, i nevojshëm për operacionet e biznesit, u revokua, por Administrata Tatimore nuk ia shpjegoi vendimin e saj REL-it.
Sipas ligjit, një NIPT mund të konfiskohet përkohësisht nëse autoritetet tatimore zbulojnë parregullsi në operacionet e biznesit – siç është mospërmbushja e detyrimeve tatimore.
Një procedurë për kundërvajtje tregtare u iniciua kundër kësaj kompanie, por ajo u pezullua me vendim të Gjykatës Tregtare në Beograd, sepse Aleksej Moskovkin nuk është i disponueshëm për autoritetet serbe.
Kompania Ventrade nga Subotica gjithashtu nuk paraqiti raporte financiare që do të tregonin se si po bënte biznes.
Në regjistrin tregtar mungojnë pasqyrat financiare për vitet 2023 dhe 2024.
Për shkak të kësaj, Zyra e Prokurorit Themelor në Suboticë ngriti padi për një vepër penale tregtare, por, me vendim të Gjykatës Tregtare në këtë qytet, në të cilën REL-i kishte qasje, procedurat u ndërprenë në dhjetor 2025 sepse përfaqësuesi i kompanisë nuk ishte i disponueshëm për autoritetet gjyqësore.
Pronar dhe drejtor i saj është një shtetas hungarez, Zsolt Lajgut.
Kompania ka qenë nën sanksione të SHBA-së që nga tetori i vitit 2024. Ajo akuzohet për eksportimin e pajisjeve radio për industrinë ushtarake te një kompani ruse.
U themelua në prill të vitit 2022, për “tregti me shumicë jo të specializuar” dhe, siç tregojnë të dhënat e fundit në dispozicion, nuk ka punonjës.
Sipas të dhënave doganore të para nga REL-i, kjo kompani eksportoi mallra me vlerë rreth 380 mijë euro në vitin 2022. Një vit më vonë, eksportet e mallrave të kësaj kompanie në Rusi ishin rreth 250 mijë euro.
Në korrik 2025, kjo kompani u përpoq të ndryshonte informacionin e pronësisë në Agjencinë e Regjistrave të Biznesit.
Megjithatë, atyre nuk u lejohet ta bëjnë këtë sepse është konstatuar se kanë një ndalim nga Administrata Tatimore.
Për shkak të borxheve, llogaritë e saj janë bllokuar që nga 29 shtatori 2023. Shuma e bllokuar është rreth 23 mijë euro.
Sipas raportit të vetëm financiar në dispozicion për vitin 2022, kompania kishte të ardhura prej rreth 480 mijë eurosh. Ajo fitoi rreth pesë mijë euro.
Regjistri i Bankës Kombëtare të Serbisë tregon se llogaritë e dy kompanive të tjera nën sanksione perëndimore janë bllokuar – Soha Info dhe Smart Digital Ideas.
Soha Info është në listën e zezë si të Shteteve të Bashkuara ashtu edhe të Bashkimit Evropian dhe akuzohet për eksportimin e mallrave elektronike me vlerë miliona dollarë në Rusi – siç janë mikroçipat.
Një hulumtim i mëparshëm i REL-it tregoi se dërgesat e kësaj kompanie në Rusi tejkaluan 18 milionë dollarë.
Drejtori dhe pronari i saj, Dragan Dragash, është gjithashtu nën sanksione të SHBA-së.
U themelua në qershor të vitit 2022 në Novi Banovci, një qytet i vogël në Vojvodinë, rreth 30 kilometra larg Beogradit, në një shtëpi private ku është regjistruar edhe një palestër.
Dhe në vitin e parë të funksionimit, ajo pati miliona të ardhura nga shitja e mallrave – me më shumë se gjashtë milionë euro në vitin 2022 dhe 67 milionë euro në vitin 2023.
Ka qenë nën sanksione të SHBA-së që nga 23 shkurti 2024, ndërsa Brukseli vendosi sanksione në nëntor të të njëjtit vit.
Që nga shtatori i vitit 2024, llogaritë e saj janë ngrirë për shkak të një borxhi që tejkalon një milion euro. Nuk specifikohet se kujt ia ka borxh kjo kompani këto para.
Përveç llogarive të bllokuara, një kompani tjetër, Smart Digital Ideas, tani nuk ka as numër tatimor që i lejon të operojë.
Numri i saj i të dhënave personale (NIPT) u konfiskua përkohësisht nga Administrata Tatimore, e cila nuk i shpjegoi REL-it pse u ndërmor ky hap.
Kompania Smart Digital Ideas ka qenë nën sanksione të SHBA-së që nga 19 nëntori 2025.
OFAC pretendon se kjo kompani, së bashku me një kompani tjetër nga Uzbekistani, u përdor nga një kompani ruse nga lista e zezë, Aeza, për të shmangur sanksionet.
Aeza ka qenë nën sanksione që nga korriku i vitit 2025, dhe OFAC pretendon se menaxhmenti i saj që atëherë ka nisur një strategji “riemërtimi” për të hequr lidhjen midis Aezës dhe kompanive të tjera me të cilat ajo bënte biznes më parë.
Drejtor dhe pronar i kompanisë në Serbi është shtetasi gjerman, Andreas Maul.
U themelua në tetor 2022, për tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve.
Ajo ndodhet në komunën e Beogradit të Ri, me një kapital themelues prej më pak se 100 euro.
Kompania, siç tregojnë raportet financiare, ka operuar “me humbje” që nga themelimi i saj. Humbjet në fund të vitit 2024 ishin rreth tre mijë euro.
Një kompani nga Serbia u gjet nën sanksione nga Britania e Madhe në fund të vitit 2023.
Near Belgrade Airport, in the Surčin neighborhood, is the company Avio Chem - registered for the repair and maintenance of aircraft.
It was founded in 2014 and its revenues have increased manifold since the beginning of the Russian occupation, to over seven million euros at the end of 2023, according to financial reports analyzed by REL.
It recorded a decline in 2024, after being placed under sanctions by the United Kingdom.
That year, she also recorded a business loss of around 26 thousand euros.
The company was accused of exporting sanctioned goods – aircraft parts – to Russia.
The British Embassy in Belgrade stated in a response to REL that Britain had, as of February 2026, sanctioned more than 3,000 individuals, entities and vessels as part of the sanctions regime against Russia.
She stressed that Britain continues to "work closely" with international partners to combat sanctions avoidance and circumvention.
As she points out, Western sanctions have deprived the Russian state of at least $450 billion since February 2022./REL
Happening now...
ideas
Rama-Berisha, from statesmen to Chameleons!
The DP, as a Pyramid Firm!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128