OKB paralajmëron përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme

2026-04-02 18:49:02 / BOTA ALFA PRESS

OKB paralajmëron përshkallëzim të luftës në

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka njoftuar dërgimin e të dërguarit të tij personal në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për të mbështetur iniciativat diplomatike dhe për të nxitur një zgjidhje paqësore të konfliktit në rajon.

Në deklaratën e tij, Guterres u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që të ndalin luftën, duke theksuar se ajo po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore dhe pasoja të rënda ekonomike. Ai theksoi gjithashtu se Irani duhet të ndalojë sulmet ndaj fqinjëve të tij.

Shefi i OKB-së paralajmëroi për rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm, duke u shprehur se bota ndodhet “në prag të një lufte më të gjerë”.

“Konflikti tashmë po ndihet kudo”, shtoi Guterres, duke nënvizuar ndikimin global të krizës dhe nevojën urgjente për ndërhyrje diplomatike.

Happening now...

ideas