Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

Një automjet i tipit “Benz” është përfshirë nga flakët këtë të premte në bypass-in e Vlorës, në aksin rrugor që lidh qytetin me fshatin Tragjas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 të paradites, kur makina ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve paraprake, shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një defekt në motor, i cili ka shkaktuar një shkëndijë elektrike që përfshiu mjetin në flakë.
Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja e Vlorës, por për shkak të largësisë dhe trafikut, mbërritja e saj u bë disa minuta pas nisjes së zjarrit. Deri në ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, mjeti ishte djegur thuajse plotësisht, siç tregohet edhe në pamjet nga vendi i ngjarjes.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e incidentit.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


