Intense tensions in Baks-Rrjoll: Police officer pushes citizen into pit! Protesters try to intervene, escorted to police station

Dita e 46-të e protestave të organizuar nga banorët e Rrjollit është shoqëruar me tensione të ashpra mes efektivëve të policisë dhe të pranishmëve.
Burime për mediat bëjnë me dije se nga tensionet e sotme janë shoqëruar për në komisariat disa prej protestuesve të cilët kundërshtuan me forcë efektivët e policisë.
Pamjet e siguruara nga burimet tregojnë momentin kur gjatë përplasjeve fizike, një polic shtyn në gropë një qytetar.
Ndërkohë protestues të tjerë përplasen me efektivët që janë të pranishëm në zonë, të cilëve iu drejtohen me tone të ashpra duyke iu thënë se ata nuk kanë të drejtë t’i preken me dorë banorët.
“Pse po më prek me dorë” dëgjohet duke i thënë me tone të lartë protesuesi një polici.
Të ndodhur buzë rrugës, qytetarët shikohen duke u përplasur fizikisht me policinë kur papritmas njëri prej policëve shikohet duke u konfrontuar fizikisht me njërin nga qytetarët. Nga shtyerja fizike mes tyre dyshja përfundon në gropë.
Ndërkohë gjatë protestës banorët janë dëgjuar duke u shprehur se “malësorët i mbrojnë me gjak tokat e tyre”.
Kujtojmë se prej 46 ditësh banorët e Baks-Rrjollit janë ngritur në protestë kundër realizimit të resoritt turisitik “Blue Borgo”. Banorët pretendojnë se tokat ku do të zhvillohet projekti janë në pronësi të tyre edhe për këtë ata janë shprehur se zotërojnë dokumente.
Protestës në Baks-Rrjoll i janë bashkuar dhe qytetarë nga mbarë Shqipëria, duke rritur kështu numrin e personave që kundërshtojnë projektin në fjalë.
Ndërkohë nga ana e kompanisë është theksuar se projekti po realziohet në përputhje të plotë me ligjin, e për të vërtetuar këtë kompania “Gender 2” ka publikuar dhe dokumente.
Happening now...
ideas
The loss that leaves a void
Fjala për ikjen e Namir Lapardhasë, duket e varfër!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128