Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

Maturanti më i moshuar në Shqipëri, 74-vjeçari Skënder Cena, ishte i ftuar në emisionin “People”, ku rrëfeu historinë e jetës, vështirësitë dhe peripecitë e saj, si dhe arsyen pse, në një moshë kaq të madhe, vendosi të jepte provimin e maturës.
Ajo që të gjithë dinim ishte se ai u bë maturanti më i moshuar, por askush nuk e dinte historinë e tij të dhimbshme.
Rrjedha e jetës së tij mori një kthesë të madhe, kur fatkeqësisht, në moshën 21-vjeçare, Skënder Cena nga Kukësi, ndërsa punonte me kolegët për hapjen e tuneleve të hidrocentralit në Fierzë, pësoi një aksident të rëndë.
Dinamiti që po përdorej shpërtheu papritur. Ai humbi shikimin në njërin sy, ndërsa syri tjetër u dëmtua rëndë. Dy shokët e tij humbën jetën.
“Mina na plasi afër kur e mbushëm dinamitin. Duke punuar me idenë që ajo kishte plasur, na plasi në dorë. U operova në Tiranë, por nuk shkoi shumë mirë operacioni – njëri sy u prish krejtësisht, tjetri u dëmtua rëndë. Më pas mora statusin e invalidit që në moshë të re,” – rrëfen ai.
Cena tregon se nga Kukësi u shpërngul në Kamëz në vitin 1990, ashtu si shumë bashkëfshatarë të tij. Ai tregoi se hyri në provimin e gjuhës së huaj me qëllim që të marrë diplomën e maturës shtetërore në degën “Shërbime mjetesh transporti”.
“Kam mbyllur ‘part time’-in në vitin 2016. Në atë vit i mora të gjitha provimet, përveç gjuhës së huaj – anglishtes – që e dhashë këtë vit,” – tha ai.
E vetmja mundësi që ai të diplomohej ishte të hynte në provim dhe të merrte një notë kaluese, prandaj, edhe pse është 74-vjeç, ai e dha provimin këtë vit në Kamëz.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


