Shtrenjtohet kastraveci, përgjysmohet prodhimi në serat e Lushnjës

12 Prill 2026, 15:36 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shtrenjtohet kastraveci, përgjysmohet prodhimi në serat e

Pavarësisht se këtë vit kastravecët po tregtohen me çmim më të lartë, fermerët në zonën e Darsisë në Lushnjë thonë se në treg ka kërkesë të lartë.

Nga serat një kg kastravec po shitet me 100–120 lekë për kg dhe ky çmim për fermerët duket se është i leverdisshëm. Fermerët thonë se rritjen e çmimit të këtij produkti e ka diktuar ulja e sasisë së prodhimit.

Sakaq, serat me domate në këtë zonë nuk janë ende gati për treg për shkak të problemeve gjatë trajtimit me pesticidet. Ata thonë po ashtu se edhe sasia e kastravecit që prisnin të merrnin është përgjysmuar.

Fajin ua vënë kimikateve dhe ushqyesve për bimët, të cilat thonë se nuk janë cilësore, çka ndikon në zhvillimin e bimës.

Zona kodrinore e Lushnjës është e para që ka nisur shitjet e prodhimeve të serave diellore.

Këtë vit ka më shumë sipërfaqe të mbjella me kastravec e më pak me domate. Ky raport ka sjellë që në tregjet tona i vetmi produkt vendas të jetë kastraveci. /Top Channel

Po ndodh...

ide