Begaj uron Pashkën nga Korça: Të jemi më solidarë dhe më të mirë me njëri-tjetrin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vizituar këtë të diel Mitropolinë e Korçës, nga ku ka përcjellë urimet për festën e Pashkës për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe shqiptarët kudo që ndodhen.
Në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit uroi paqe, dashuri dhe mbarësi, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëjetesës në shoqëri.
“Jam i gëzuar që ndodhem sot në Korçë për të uruar nga Mitropolia e Korçës të gjithë besimtarët ortodoksë: Gëzuar Pashkën! Qoftë një Pashkë e bekuar për të gjithë, por edhe për gjithë shqiptarët. Uroj që drita e qiririt të marrë në kishë të ndriçojë zemrën e çdo individi dhe të gjithë shoqërisë sonë,” u shpreh Begaj.
Presidenti bëri apel për më shumë mirëkuptim dhe mbështetje mes qytetarëve, duke shtuar se “duhet të bëhemi më të mirë për njëri-tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë”.
Gjatë vizitës, ai uroi gjithashtu drejtuesit e Mitropolisë së Korçës për një shërbesë të suksesshme dhe të mbarë.
Nga Korça, urimet për Pashkën i përcolli edhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili e cilësoi këtë festë si një ditë gëzimi dhe mirësie.
“Dita e Pashkës është një ditë e gëzuar dhe do të uroja që kjo mirësi të përhapet te të gjithë qytetarët e Korçës dhe te të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Pashkë të mbara dhe ditë të paqta të pasojnë,” u shpreh Peleshi.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128