Rama e konsideroi rritje të moderuar/ Bosët e naftës nuk ngopen! Çmimi sot arrin në 214 lekë/ litër!

19 Mars 2026, 13:53 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rama e konsideroi rritje të moderuar/ Bosët e naftës nuk ngopen!

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi karburantet që të mos abuzojnë me çmimin e naftës ose në të kundërt do të rikthehet Bordi i Transparencës, çmimi i naftës ka pësuar brenda 24 orëve rritje me 12 lekë.

Në disa pika karburanti në Tiranë, nafta po tregtohet deri në 214 lekë/litri.

Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një rritje me gati 40 lekë për litër.

Nafta para nisjes së luftës, tregtohej me 173-175 lekë.

 

Po ndodh...

ide