FOTO/ E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni, dyshohet se u hodh vetë në shina! Detajet e ngjarjes tragjike dhe një dëshmi

19 Mars 2026, 15:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku ka humbur jetën në mënyrë tragjike një emigrant shqiptar, i cili u godit nga treni.

Ngjarja ndodhi në Ankona, rreth orës 07:00, në stacionin e trenit të linjës Pescara-Milano.

Viktima është një shqiptar 53-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Policia hekurudhore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për të shpëtuar këmbësorin, por pa sukses.

Sipas raporteve fillestare, akti dyshohet se ishte i qëllimshëm. Kjo e bazuar në deklaratat e një dëshmitari që e pa 53-vjeçarin që jetonte në Merano, të binte qëllimisht në shina, ndërsa një tren i ‘Frecciarossa’ po afrohej nga jugu.

Skena ka qenë tronditëse për udhëtarë dhe qytetarë të shumtë, teksa hetimet janë në proces për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet për një akt flijimi, por pa e përjashtuar edhe faktorin e një aksidenti apo gjendjen shëndetësore.

Media italiane informon se shërbimi i rregullt i trenave në linjën Adriatike, ku ndodhi ngjarja, ka rifilluar së fundmi.

Po ndodh...

ide