Ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Europë

Kur mendojmë për qytetet më të ndotura në botë, na vijnë në mendje imazhet e Delhit ose Pekinit, por të dhënat e reja kanë zbuluar probleme të mprehta të ndotjes më afër zemrës së Europës.
Një studim i publikuar nga gazeta britanike The Guardian konstaton faktin se ndotja nga grimcat në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Europë.
Nivelet e ndotjes në këtë rajon llogariten madje se janë ndër më të lartat në botë. Dioksidi i karbonit në dimër në shtetet ballkanike rezulton të jetë mbi 30 herë më i madh se ai që shohim normalisht në Evropën Perëndimore.
Një nga pjesët më të vështira të studimit ishte kalimi i shumë kohës në trafik nga ekspertët e mjedisit, duke ngarë makinën në rrugët e ngushta lart e poshtë kodrave të kryeqytetit boshnjak. Disa mbrëmje ishin dukshëm të mbuluara me mjegull në perëndim. Kishte erë të qartë tymi druri dhe qymyri në zonat e banuara.
Ekipi shqyrtoi një pjesë të përzierjes së ndotjes nga grimcat, që tejkaloi udhëzimin ditor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për 66% të kohës dhe shpesh ishte më shumë se tetë herë më e lartë.
Vendet më të ndotura ishin zonat e banimit, ku ndotja e ajrit dominohej nga ngrohja e shtëpive, duke përfshirë djegien e drurit, qymyrit dhe mbeturinave, së bashku me sasi të larta të hidrokarbureve që shkaktojnë kancer. Një flotë e vjetër automjetesh i ka shtuar problemet me ndotjen kryeqytetit boshnjak.
Një automjet mesatar në Sarajevë është 19 vjeç, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar makinat kanë moshë mesatare 10 vjeç.
Për të dalë nga kjo situatë emergjente, ekspertët u kanë rekomanduar autoriteteve boshnjake izolimin e shtëpive, ngrohjen qendrore, si dhe reduktimin e përdorimit të sobave në nëntë zona prioritare të Sarajevës.
Këto plane janë të nevojshme për të ulur ngrohjen me lëndë djegëse të ngurta në ato zona me 90% deri në vitin 2033.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
