Tradhëtitë në opozitë, rasti më i fundit: Tabaku, Bardhi dhe Balla, kundër Vokshit!

18 Shtator 2025, 16:18 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Tradhëtitë në opozitë, rasti më i fundit: Tabaku,

Opozita shqiptare është kthyer në arenë intrigash të brendshme, ku një grup i vogël deputetësh ka vendosur të përdorë çdo mjet, për të marrë poste e karrige, edhe duke i shërbyer pushtetit.

Rasti i fundit është i qartë: Puçi i Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut me ndihmën e Taulant Ballës, (Rama), kundër Albana Vokshit.
Berisha përfundimisht, nuk i ka besuar Tabakut raportet me ndërkombëtarët–dhe me të drejtë. Ajo ka qenë një nga personazhet që në çdo kancelari europiane ka sulmuar Sali Berishën. Loja e saj, "njërën dorë në bakllava e tjetrën në revani", si dhe profili politik "as peshk e as mish", është dekinspiruar prej kohësh. Për këtë arsye, Berisha kishte parashikuar që drejtimin e Komisionit të Integrimit, ta merrte Albana Vokshi. Kjo dukej qartë, pasi Berisha ja ngarkoi asaj, gjithë aksionin ndërkombëtarë me rezoluta e ankesa.

Por që Vokshi të mos merrte postin e kryetares së Komisionit të Integrimit, Bardhi dhe Tabaku pasi mësuan vendimin e Berishës, lobuan tek Taulant Balla dhe imponuan një skemë tjetër: Shkrirjen e Komisionit të Integrimit me atë të Politikës së Jashtme. Pra taktika "hiqe komplet ujin, nuk ka më peshk".
Rezultati? Tabaku mori një komision pa peshë reale, vetëm për të ruajtur karrigen e saj si kryetare, ndërsa Albana Vokshi pritet të vendoset si nënkryetare e Komisionit të Jashtëm dhe Integrimit.

Ky nuk është rasti i parë i tradhtisë politike brenda opozitës.
•Bardhi u shpall “kryetar grupi” me ndihmën e Ramës dhe Ballës, duke u ulur në tavolinë si përfaqësues i opozitës, pa asnjë mandat legjitim.
• Kur bashkëpunuan me mazhorancën për amnistinë, duke i dhënë pushtetit mbështetjen që i duhej për të liruar të korruptuarit.

Mbështetja e hapur e eksponentëve të biznesit dhe politikës "mavi" për të bërë deputete me çdo kusht Tabakun, tashmë është botërisht e njohur.

Tani, me këtë lëvizje të fundit, ata vetëm sa e konfirmojnë se janë kthyer në vegla të Ramës brenda opozitës. Dhe nuk kanë më as turp, as ndrojë.
Ata luftojnë për votuesit opozitarë, por për marrëveshje të fshehta me pushtetin, dhe për poste personale. Dhe këtë, as po përpiqen ta fshehin më!/Alfapress.al

 

Po ndodh...