Xhaka mesazh kritikëve: Duhet të luajmë së bashku, gjithçka tjetër nuk më ka interesuar kurrë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj kritikave që e kanë shoqëruar gjatë ditëve të fundit, duke bërë të qartë se vëmendja e tij është e përqendruar te paraqitjet në fushën e lojës dhe objektivat e kombëtares.
“Zvicra mund të jetë krenare që ka një lojtar me 148 ndeshje, që luan me krenari për kombin. Ndoshta kam nevojë edhe për këtë presion; më provokon pak.”
Xhaka nënvizoi se prioriteti i tij mbetet harmonia e skuadrës dhe rezultati: “Ajo që ka rëndësi për mua është që ekipi të jetë bashkë. Duhet të luajmë së bashku, gjithçka tjetër nuk më ka interesuar kurrë. Ajo që ndodh në fushë është e vetmja gjë që vlen.”
Në fund, Xhaka u tregua i qartë për motivimin e tij: “Unë jam këtu për sukses dhe do të vazhdoj ta kërkoj atë për sa kohë që jam pjesë e kësaj skuadre.”
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128