Videoja ku “qëllohet” në fytyrë nga gruaja/ Reagon për herë të parë Macron

26 Maj 2025, 16:07 / BOTA ALFA PRESS

Videoja ku “qëllohet” në fytyrë nga gruaja/ Reagon

Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi për herë të parë ndaj pamjeve që kanë shkaktuar polemika në media dhe rrjetet sociale, ku duket gruaja e tij, Brigitte Macron, duke e shtyrë dhe duke e goditur në fytyrë gjatë zbritjes nga avioni presidencial në Hanoi të Vietnamit.

Në një prononcim për mediat, Macron e cilësoi momentin si një shaka personale mes tij dhe bashkëshortes, duke hedhur poshtë interpretimet e ekzagjeruara.

“Ishte thjesht një shaka me gruan time,” tha presidenti francez, duke kritikuar reagimet e tepruara ndaj këtyre pamjeve.

“Po interpretohet si një lloj katastrofe gjeo-planetare”, shtoi Macron.

Në videon që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, Brigitte Macron shfaqet duke e shtyrë presidentin përpara se ai të zbriste nga avioni presidencial të dielën në mbrëmje.

Në video shihet Macron i cili bën një hap pas dhe kupton që dera e avionit ishte e hapur, në atë moment ai me sportivitet përshëndet personat që e prisnin në aeroportin e Vietnamit.

Pas këtij momenti, çifti u shfaq duke zbritur së bashku nga avioni, në një atmosferë miqësore dhe të qetë.

Presidenti Macron theksoi gjithashtu se ky rast është një shembull i qartë i dezinformimit që qarkullon në epokën e mediave sociale. Ai përmendi edhe rastin e videos së bërë me inteligjencë artificiale, ku pretendohej se liderët evropianë merrnin kokainë gjatë vizitës në Kiev.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Po ndodh...

ide