U sulmua nga SHBA dhe Izraeli, kërcënon Irani: Agresorët do të pendohen!

28 Shkurt 2026, 11:04 / BOTA ALFA PRESS

U sulmua nga SHBA dhe Izraeli, kërcënon Irani: Agresorët do

Irani reagoi për herë të parë pas sulmeve të koordinuara të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke njoftuar se forcat e tij të armatosura janë “plotësisht të përgatitura” për të mbrojtur vendin dhe për t’i bërë agresorët të pendohen për veprimet e tyre.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Iranit tha se sulmet izraelite këtë mëngjes kishin në shënjestër “integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar të vendit, duke përfshirë infrastrukturën mbrojtëse dhe vendet civile në qytete të ndryshme”.

“Agresioni i ripërtërirë ushtarak i SHBA-së dhe regjimit sionist kundër Iranit është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Republika Islamike e Iranit e konsideron këtë agresion një shkelje të qartë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe rezervon të drejtën për t’u përgjigjur me vendosmëri”, thuhet në deklaratë.

Ministria theksoi se populli iranian ka treguar durim dhe përmbajtje për të ruajtur stabilitetin rajonal, ndërsa forcat e armatosura janë të gatshme për të mbrojtur vendin. Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit u cilësuan si “shembull i qartë i agresionit të armatosur”, duke u bërë thirrje nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të justifikuar të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje.

“Historia tregon se iranianët nuk janë nënshtruar kurrë ndaj agresionit. Këtë herë, përgjigja e Iranit do të jetë vendimtare dhe agresorët do të pendohen për veprimet e tyre armiqësore,” përfundon deklarata.

Po ndodh...

ide