SHBA sulm të përbashkët me Izraelin, Trump thirrje iranianëve: Merrni në dorë kontrollin e qeverisë suaj!

28 Shkurt 2026, 11:25 / BOTA ALFA PRESS

SHBA sulm të përbashkët me Izraelin, Trump thirrje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, inkurajoi iranianët që të marrin kontrollin e qeverisë së tyre sapo operacionet ushtarake amerikane të përfundojnë.

Në një videomesazh, ai tha: “Kur të përfundojmë, merrni kontrollin e qeverisë suaj. Do të jetë e juaja për ta marrë. Kjo do të jetë ndoshta mundësia juaj e vetme për gjenerata.”

Trump theksoi se po vepronte aty ku pasardhësit e tij presidencialë kishin hezituar, duke shtuar se asnjëri nuk ishte i gatshëm të bënte atë që po bënte ai.

“Amerika ju mbështet me forcë të jashtëzakonshme dhe fuqinë shkatërruese. Tani është koha për të marrë kontrollin e fatit tuaj dhe për të çliruar të ardhmen e begatë dhe të lavdishme që është pranë jush,” vijoi presidenti, duke përfunduar: “Kjo është momenti për veprim. Mos e lini të kalojë.”.

Po ndodh...

ide