Irani kundërpërgjigjet pas sulmit nga SHBA dhe Izraeli, godet me raketa qendrën e flotës së Marinës Amerikane në Bahrein

28 Shkurt 2026, 10:59 / BOTA ALFA PRESS

Irani kundërpërgjigjet pas sulmit nga SHBA dhe Izraeli, godet me

Qendra Kombëtare e Komunikimit e Bahreinit njoftoi se qendra e shërbimit të Flotës së 5-të të Marinës Amerikane ka qenë objekt i një “sulmi me raketa”, sipas një deklarate të cituar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Bahreinit (BNA).

Në deklaratë theksohet se “detaje të mëtejshme do të ofrohen në kohën e duhur”, pa i atribuuar sulmin ndonjë vendi specifik.

Bahreini shërben si seli e Flotës së 5-të, e cila ka përgjegjësi mbi Gjirin, Detin e Kuq, Detin Arabik dhe pjesë të Oqeanit Indian. Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga ushtria amerikane, megjithëse ambasada e SHBA-së më parë kishte paralajmëruar qytetarët të strehoheshin për shkak të kërcënimeve të mundshme nga raketa dhe dronë mbi territorin e Bahreinit.

Po ndodh...

ide