Turqia për Netanyahun: Po minon paqen, bota duhet të reagojë urgjentisht

8 Prill 2026, 23:00 / BOTA ALFA PRESS

Turqia për Netanyahun: Po minon paqen, bota duhet të reagojë

Turqia ka akuzuar ashpër qeverinë e Benjamin Netanyahu se po minon përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet në rajon, ndërsa ka dënuar intensifikimin e sulmeve izraelite në Libani.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme turke theksoi se veprimet e Izraelit “vazhdojnë të dëmtojnë përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes”, duke paralajmëruar për përkeqësim të mëtejshëm të situatës humanitare në Liban.

Ankaraja kërkoi reagim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar, duke theksuar se duhet të ndërmerren hapa konkretë për t’i dhënë fund asaj që e cilësoi si “pushtim i Libanit”.

Sipas deklaratës, Izraeli ka lëshuar paralajmërime dhe kërcënime për zhvendosje që prekin rreth 14% të territorit libanez, ndërsa raportohet edhe për shkatërrimin e fshatrave pranë kufirit jugor.

Po ndodh...

ide