Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar! Shoferi përfundon në spital

8 Prill 2026, 21:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos iu përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, u përpoq të largohej dhe përfundoi duke u përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Po ndodh...

ide