Trump dhe Xi “ulin temperaturat” mes SHBA dhe Kinës, ja çfarë premtimi bën Pekini gjatë takimit mes dy lidërve

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, priti presidentin amerikan Donald Trump në një nga zonat më të mbrojtura dhe simbolike të pushtetit kinez, kompleksin Zhongnanhai në Pekin, ku jetojnë dhe punojnë drejtuesit më të lartë të Kinës.
Vizita u konsiderua si momenti më i rëndësishëm i ditës së fundit të qëndrimit të Trump në Kinë, përpara kthimit të tij në Uashington.
Pas takimit dhe shëtitjes në kompleksin qeveritar, dy liderët dolën në një konferencë të përbashkët për media, ku folën për çështje që lidhen me tregtinë, Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Trump tha se gjatë bisedimeve janë diskutuar tema të rëndësishme, përfshirë Iranin dhe sigurinë në rajon. Ai u shpreh se SHBA-ja nuk dëshiron që Irani të pajiset me armë bërthamore dhe se është e rëndësishme që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur, duke pasur parasysh tensionet e fundit në Lindjen e Mesme.
Nga ana tjetër, Xi Jinping foli për një fazë të re në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke lënë të kuptohet se të dy vendet po kërkojnë më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe diplomaci.
Më herët gjatë ditës, në një intervistë për Fox News, Trump tha se Xi i kishte dhënë garanci se Kina nuk do ta furnizojë Iranin me pajisje ushtarake, edhe pse Pekini do të vazhdojë të blejë naftë iraniane.
Presidenti amerikan tregoi gjithashtu se Kina ka rënë dakord të blejë naftë amerikane dhe rreth 200 avionë Boeing, marrëveshje që sipas tij pritet të ndikojnë pozitivisht në ekonominë amerikane dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Trump e cilësoi atmosferën e bisedimeve si më pozitive krahasuar me takimet e mëparshme mes dy vendeve. Ai përmendi edhe mundësinë e një vizite të Xi Jinping në SHBA më 24 shtator, duke thënë se pret që lideri kinez të mbetet po aq i impresionuar nga Amerika, sa ai nga Kina gjatë vizitës në Pekin.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128