Fundosja në rërë e 2 pallateve tek ‘Durrës Marina’, Prokuroria nis hetimet!
Zhytja në rërën e detit Adriatik të pallateve të financuara nga projekti Arab, “Durrës Marina”, ka sjellë nisjen e hetimeve kryesisht nga seksioni i krimit ekonomik pranë prokurorisë së Durrësit.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se tashmë hetimi është në fazën fillestare dhe prokuroria është përqëndruar në mbledhjen e dokumentacionit. Më pas do kalohet në fazën tjetër të marjes në pyetje të personave që kanë dijeni të saktë dhe kanë hartuar zbatimin e projektit.
Pritet që në ditët në vijim, pranë prokurorisë së Durrësit, të rregjistrohen edhe kallëzimet e para nga qytetarët që kanë blerë njësi tregtare dhe apartamente, tek godinat që kanë pësuar dëmtime në strukturën e themelit.
Pas kësaj disa nga institucionet e monitorimit të ndërtimit, kanë kryer verifikime në teren ku gjatë ditës së djeshme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Teritorit, pranoi ekzistencën e skandalit, duke pasqyruar fundosjen e dy godinave.
“…sipas raportit topografik të Institutit të Ndërtimit, Objekti 02 ka shfaqur një ulje prej 28 cm, ndërsa Objekti 04 një ulje prej 18 cm. Në verifikim kanë marrë pjesë inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të AZHT-së, IMT-së së Bashkisë Durrës dhe specialistë të Institutit të Ndërtimit…”, thuhet në deklaratën e IKMT-së.
Njëherësh IKMT-ja njoftoi se autoriteti ka kërkuar nga kompania zbatuese e projektit marrjen e menjëhershme të masave për përforcim strukturor, si dhe miratimin paraprak të çdo ndërhyrjeje nga institucionet përkatëse.
Tashmë rasti po trajtohet dhe nga prokuroria e Durrësi, e cila mësohet se ka nisur një procedim penal, për të kryereprime hetimore me qëllim zbulimin e rrethave të kësaj situate të rëndë, që çuan në fundosjen e dy pallateve në rërë.
Prokuroria mësohet të kërkojë pranë IKMT-së raportet topografike të kryera në teren dhe konstatimin e shkeljeve. Njëherësh në ditët në vijim do caktohen dhe 3 ekspertët ligjorë për të kryer veprime teknike mbi cilësinë e ndërtimit dhe pasojat që kanë ardhur.
Pritet që në ditët në vijim, pranë prokurorisë së Durrësit, të rregjistrohen edhe kallëzimet e para nga qytetarët që kanë blerë njësi tregtare dhe apartamente, tek godinat që kanë pësuar dëmtime në strukturën e themelit.
Në krye të këtij projekti gjigand për ndërtimin e një zone urbane elitare biznesi dhe turizmi qëndron firma “Alabar” nga Eiratet e Bashkuara Arabe dhe vetë shteti shqiptar dhe më pas firma projektuese dhe ndërtuese.
Rezulton se “Alabar”, ka kontraktuar një firmë projektimi, në pronësi të Ornela Muçit, ndërsa firma që ka kryer ndërtimin e godinave është “Elmazaj Konstruksion” në pronësi të Shkëlqim dhe Mirel Elmazaj.
Sipas të dhënave të mbledhura një rrjet firmash private janë shkaktarët e fundosjes së “Marinës në Durrës”, një prej skandaleve më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, i cili nisi si një investim strategjik dhe po përfundon në një turp dhe njollë të madhe për Shqipërinë.
I trumbetuar me të madhe se pas ndërtimit qëndron firma “Alabbar” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ata të cilët ndërtuan qindra godina në Dubai dhe Abu Dabi, Marina konsiderohej si shëmbëlltyra e turizmit dhe rezidencave luksoze, ndërsa tashmë projekti rrezikon të dështojë me turp, ende pa u inauguruar godinat e para./syri
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128