Trump bën thirrje për hetimin mbi lidhjet e Epstein me Clinton, politikanët dhe organizata të tjera

14 Nëntor 2025, 19:04 / BOTA ALFA PRESS

Trump bën thirrje për hetimin mbi lidhjet e Epstein me Clinton,

Presidenti Donald Trump tha sot se do t’i kërkonte Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi që të drejtonte një hetim mbi lidhjet e Jeffrey Epstein me disa figura të shquara, përfshirë kundërshtarët e tij politikë dhe institucione të mëdha financiare.

Komentet e tij erdhën pas publikimit të e-maileve të Epstein në fillim të kësaj jave që përfshinin referenca për të, informon BBC.

“Tani që demokratët po përdorin gënjeshtrën e Epstein për të shkëputur vëmendjen nga katastrofa e shkaktuar nga mbyllja e qeverisë dhe të gjitha dështimet e tyre, do t’i kërkoj Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi dhe Departamentit të Drejtësisë, së bashku me patriotët e mëdhenj në FBI, të hetojnë lidhjen e Jeffrey Epstein me Bill Clinton, Larry Summers, Reed Hoffman, JP Morgan Chase dhe shumë individë dhe organizata të tjera, për të kuptuar se çfarë po ndodhte”, tha Trump nëpërmjet platformës së tij Truth Social.

“Ky është një tjetër mashtrim ‘Rusia është fajtore për gjithçka’ me të gjitha shigjetat që drejtohen nga demokratët”, tha Trump.

Ai u shpreh gjithashtu se Epstein nuk ishte republikan, por një demokrat.

Po ndodh...

ide