Transportoi kokainë me vlerë 8.4 mln dollarë të fshehur mes të brendshmeve “Skims” të Kim Kardashian, dënohet me 13 vite burg shoferi polak

19 Maj 2026, 14:35 / BOTA ALFA PRESS

Transportoi kokainë me vlerë 8.4 mln dollarë të fshehur mes

Kokainë me vlere 8.4 milione dollarë u zbulua e fshehur në një ngarkesë me të brendshme të markës “Skims”, e themeluar nga Kim Kardashian.

Një shofer kamioni nga Polonia, Jakub Jan Konkel, 40 vjec, u dënua me 13 vjet e 6 muaj burg pasi u shpall fajtor për kontrabandë droge. Ai transportonte 28 paleta me veshje nga Holanda drejt Britanisë.

Konkel u ndalua në portin e Harwich, në Essex, pasi mbërriti me traget në shtator. Kontrollet me rreze X zbuluan 90 pako me kokainë, me peshë rreth 198 paund, të fshehura në një ndarje të modifikuar në dyert e kamionit.

Sipas autoriteteve, vlera e drogës arrinte 8.4 milione dollarë. Ngarkesa me veshje ishte e ligjshme dhe kompanitë nuk kishin lidhje me rastin.

Fillimisht ai mohoi dijeninë, por më pas pranoi se kishte pranuar ta transportonte për 4,500 euro.

Po ndodh...