Berisha: Salianji u vetëpërjashtua, letrat e shkruara nga zyra e Edi Ramës nuk kanë asnjë vlerë për mua
Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedime me gazetarë ka akuzuar sërish Ervin Salianji si "të shitur" te Edi Rama. I pyetur për ankimimin që ai ka bërë për përjashtimin nga gara për kryetarin e PD, Berisha tha se Salianji u vetëpërjashtua dhe se letrat e shkruara nga zyra e Edi Ramës nuk kanë asnjë vlerë për atë.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Kandidati apo aspiranti për kandidat, që më pas u përjashtua nga KOKOE, Ervin Salianji, i ka dërguar një letër Partive Popullore Evropiane dhe drejtuesve të partive evropiane të qendrës së djathtë ku thotë se në PD po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm. A i druheni ju një krisje të marrëdhënieve me PPE pas kësaj letre ku pretendohen fakte rreth garës së PD?
Sali Berisha: PD është anëtare e të gjitha këtyre institucioneve dhe ai që shkruan letër është një i vetëpërjashtuar nga kjo parti.
Por ai natyrisht ka të drejtat e tij, mund të shkruajë letra ku të dojë, është i lirë.
Sikundër është i lirë t’i drejtohet organeve të partisë, gjykatës së partisë, ku të shprehë ankesën, megjithëse ai u vetëpërjashtua, zgjodhi vetë vetëpërjashtimin.
Ndaj dhe letrat e shkruara nga zyra e Edi Ramës apo ndonjë tjetri, nuk kanë asnjë vlerë për Sali Berishën.
Secili mund të shkruajë letra.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128