Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Floridës, 4 persona mbeten të plagosur

17 Prill 2025, 20:14 / BOTA ALFA PRESS

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Floridës, 4

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në kampusin e Universiteti Shtetëror të Floridës, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit.

Forcat e policisë janë vendosur në kampusin e Universitetit në Tallahassee, ndërkohë që u është dhënë një paralajmërim studentëve që të qëndrojnë në dhomat e tyre larg dritareve, pasi “një burrë i armatosur është i lirë”.

Sipas të dhënave të para, katër persona janë dërguar në spital me lëndime në lidhje me këtë ngjarje. FBI gjithashtu po ndihmon autoritetet në universitet.

Po ndodh...

ide