Siri/ Shpërthim në një xhami gjatë faljes së të premtes, 8 të vdekur

26 Dhjetor 2025, 20:47 / BOTA ALFA PRESS

Siri/ Shpërthim në një xhami gjatë faljes së të

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur gjatë lutjes së së premtes në xhaminë Imam Ali ibn Abi Talib, në qytetin sirian të Homsit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Sirisë.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ka ndodhur brenda ambienteve të xhamisë, në momentin kur besimtarët ishin mbledhur për faljen e namazit. Të plagosurit janë dërguar në spitale të zonës, ndërsa disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup ekstremist i quajtur Saraya Ansar al-Sunnah, i cili deklaroi se veprimin e kishte kryer në bashkëpunim me një grup tjetër ende të paidentifikuar. Autoritetet po hetojnë nëse ky grup ka lidhje me organizata të tjera ekstremiste, përfshirë Shtetin Islamik (ISIS).

Sulmi ndodhi në lagjen Wadi al-Dhahab, një zonë e banuar kryesisht nga komuniteti alavit, duke rritur frikën për përshkallëzim të tensioneve sektare në vend.

Ngjarja vjen në një moment të ndjeshëm për Sirinë, teksa vendi përballet me pasiguri të vazhdueshme dhe konflikte të brendshme, pas zhvillimeve të fundit politike dhe të sigurisë. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zona të ndjeshme dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ndodh...