Shpërthim i fuqishëm në ambasadën amerikane në Oslo

8 Mars 2026, 09:34 / BOTA ALFA PRESS

Shpërthim i fuqishëm në ambasadën amerikane në Oslo

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në një zonë pranë ambasadës amerikane në Oslo të Norvegjisë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ndërkohë policia sqaron se autoritetet norvegjeze janë në kontakt me stafin e ambasadës.

Më vonë, policia njoftoi se shpërthimi ndodhi në hyrje të seksionit konsullor dhe shkaktoi dëme të vogla materiale.

Shkaku i shpërthimit është i panjohur, por autoritetet thonë se nuk ka pasur të lënduar. Policia nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme ndërsa hetimi vazhdon.

Kujtojmë që ambasadat amerikane në Lindjen e Mesme janë vënë në gatishmëri të lartë për shkak të operacioneve ushtarake SHBA-Izrael kundër Iranit dhe hakmarrjes së Teheranit.

Por policia norvegjeze deri më tani nuk ka raportuar ndonjë tregues se shpërthimi jashtë ambasadës amerikane në Oslo ka lidhje me luftën në Lindjen e Mesme.

Po ndodh...

ide