Putin kërcënon sërish: Nëse Ukraina merr armë bërthamore, atëherë Moska do të përdorë të gjitha mjetet e shkatërrimit
28 Nëntor 2024, 20:22 / BOTA

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar sërish, duke thënë se nëse Ukraina merr armë bërthamore, atëherë Moska do të përdorë të gjitha mjetet e shkatërrimit kundër saj.
Putin komentoi një artikull të New York Times dhe një raport që citonte zyrtarë perëndimorë që thoshin se Joe Biden mund t’i jepte armë bërthamore Ukrainës përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Duke folur në një samit ku morën pjesë vendet aleate të ish-Bashkimit Sovjetik në Astana të Kazakistanit, presidenti rus theksoi se nuk do të lejojë që Ukrainës t’i jepen armë bërthamore.
“Nëse kjo ndodh,” vazhdoi ai, “ne do të përdorim çdo mjet shkatërrimi që kemi në dispozicion.”
Putin theksoi gjithashtu se është praktikisht e pamundur që Ukraina të përdorë armë bërthamore.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


