Plani i paqes për Gazën, Hamasi refuzon çarmatimin

21 Dhjetor 2025, 14:35 / BOTA ALFA PRESS

Plani i paqes për Gazën, Hamasi refuzon çarmatimin

Sipas të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka përparim në zbatimin e planit të paqes për Gazën të paraqitur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Në një postim në rrjetin X, Witkoff bëri të ditur se faza e parë e planit ka sjellë rezultate konkrete, përfshirë zgjerimin e ndihmës humanitare, kthimin e trupave të disa pengjeve, tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite dhe një ulje të nivelit të armiqësive. Deklarata u publikua një ditë pas bisedimeve paraprake me përfaqësues nga Egjipti, Katari dhe Turqia.

Sipas tij, bisedime të tjera pritet të zhvillohen në javët në vijim, me synimin për të çuar përpara fazën e dytë të planit, e cila parashikon tërheqje graduale të Izraelit nga Rripi i Gazës dhe nisjen e procesit të rindërtimit të territorit të shkatërruar nga lufta.

Megjithatë, pikat kryesore të ngërçit mbeten kthimi i trupit të pengut të fundit izraelit që ndodhet ende në Gaza dhe çarmatimi i Hamasi, kërkesa që organizata palestineze ka refuzuar deri tani.

Një armëpushim është në fuqi që prej 10 tetorit, por pavarësisht kësaj, incidente vdekjeprurëse kanë vazhduar. Në një deklaratë të përbashkët, SHBA-të, Egjipti, Katari dhe Turqia u bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë angazhimet e marra.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të bashkëpunojnë me mekanizmat e monitorimit dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Witkoff.

Po ndodh...

ide