Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur
21 Dhjetor 2025, 16:02 / AKTUALITET

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:10 në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.
Sipas policisë, një automjet që drejtohej nga shtetasi malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit malazez, si edhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. R.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
Nga Erion Delvina
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
