Përplasje masive mes bandave, Australia ndalon shitjen e thikave të mëdha! “Mashetat” bëhen të paligjshme

Një përplasje me maçeta në një qendër tregtare në Melburn ka shtyrë një shtet australian të përshpejtojë ndalimin e shitjes së këtij lloji arme, për herë të parë në historinë e vendit.
Ndalimi do të hyjë në fuqi në shtetin e Viktorias që këtë të mërkurë, në vend të muajit shtator, raportoi BBC. Shkak u bë përplasja e dy bandave në qendrën tregtare Northland pasditen e së dielës. Një i ri 20-vjeçar ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, dy djem, 16 dhe 15 vjeç, janë akuzuar për dhunë, shkaktim të qëllimshëm të dëmtimit trupor, si dhe për posedim dhe përdorim të një arme të ndaluar. Dy burra të tjerë, 20 dhe 18 vjeç, u arrestuan dhe po merren në pyetje. Të katër personat ishin të njohur për policinë.
Autoritetet deklarojnë se “hetimet janë ende në vazhdim” dhe priten arrestime të tjera. Kryeministrja e shtetit të Viktorias, Jacinta Allan, deklaroi se ndalimi “do të ndërpresë furnizimin”.
Lidhur me përplasjen, policia tha se bëhej fjalë për një “përleshje të planifikuar mes dy bandave rivale të të rinjve, pa lënduar ndonjë kalimtar të pafajshëm.” Ngjarje të tilla, “nuk janë të zakonshme në Viktoria, por janë shqetësuese,” shtuan autoritetet.
Në mars, Viktoria kishte njoftuar ndryshime në ligjin për kontrollin e armëve, duke e bërë të paligjshme shitjen apo mbajtjen e thikave. Ndalimi përfshin thikat me teh më të gjatë se 20 centimetra. Nuk përfshihen, megjithatë, thikat që përdoren kryesisht në kuzhinë.
Gjithashtu, nga shtatori do të ketë një periudhë amnistie tre mujore, gjatë së cilës kushdo që ka një thikë të madhe mund ta dorëzojë në kuti të posaçme pranë stacioneve të policisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




