Paralajmërimi i fortë i Trump para Kongresit: Ditë e madhe, do t’i them gjërat ashtu siç janë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nëpërmjet rrjetit të tij social, “Truth”, ka bërë një paralajmërim të fortë për fjalimin që do të mbaj në Kongresin e së martës.
Trump, theksoi se e marta do të jetë një ditë e madhe dhe se ai do t’i thotë gjërat hapur dhe ashtu siç janë ndërsa në një tjetër komunikim po në rrjetin e tij social “Truth”, shtoi se ai është i vetmi president amerikan që nuk i dhuroi asnjë pjesë territori të Ukrainës, Rusisë së Putinit.
Ky paralajmërim i Trump vjen pas takimit shumë të tensionuar me Volodymyr Zelenskyn në “Zyrën Ovale”, teksa presidentit të Ukrainës iu bë e qartë në më shumë se një rast se duhet të jetë falenderues ndaj Amerikës, si dhe të pranojë kushtet për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


