Shembet skela, 38-vjeçari plagoset teksa punonte në bulevardin e Durrësit

3 Mars 2025, 17:43 / SPORT ALFA PRESS

Shembet skela, 38-vjeçari plagoset teksa punonte në bulevardin e

Një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e shembjes së një skele, ku ishte duke punuar për rikonstruksionin e një godine në Bulevardin “Dyrrah” në Durrës.

Mësohet si i plagosuri, rreth 38 vjeç është dërguar në spital me dëmtime të rënda në këmbë.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat policore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...