“Paqja, e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”- Zelensky: Po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë
3 Mars 2025, 20:15 / BOTA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është shumë e rëndësishme që vendi i tij të krijojë diplomaci “përmbajtësore” për “t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Në një postim në X, ai tha se hapa të tjerë drejt paqes do të “vijnë së shpejti” dhe se “ukrainasit duan më shumë paqen sepse lufta shkatërron qytetet dhe qytezat tona. Ne humbasim njerëzit tanë”.
Ai shton: “Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të garantojmë sigurinë. Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë dhe shpresojmë shumë për mbështetjen e SHBA në rrugën drejt paqes.
“Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Presidenti ukrainas.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

