Rreziku nga kriza energjetike, PD kërkon interpelancë në Kuvend me ministrin e Energjisë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë në Kuvend për interpelancë urgjente me Ministrin e Infrastukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke ngritur shqetësime mbi rrezikun e një krize të mundshme energjetike në vend për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
Në kërkesë, theksohet nevoja për transparencë lidhur me masat që janë marrë deri më tani për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe për sigurimin e rezervave të nevojshme të karburantit.
Sipas kërkesës të iniciuar nga Eno Bozdo, situata aktuale kërkon sqarime të menjëhershme nga qeveria, sidomos në kushtet e pasigurive në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ndikimit të tyre në ekonominë vendase.
“Shqipërisë i dalin përpara detyra të mëdha për përgatitjen për një krizë energjetike e cila do të kërkonte angazhim të madh shtetëror, e veçanërisht masa konkrete të Ministrisë së Energjitikës për çështjen e garantimit të furnizimit me karburant, të menaxhimit të duhur të Rezervës së Sigurisë dhe të koordinimit institucional me BE dhe IEA.”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e PD.
I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit,
Nisur nga situata ndërkombëtare e shkaktuar nga lufta në Iran, situatë e cila ka ndikuar në rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë, veçanërisht të naftës dhe derivateve të saj;
Nisur nga fakti që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka udhëzuar vendet e BE-së për përgatitjen për lëshimin në treg të naftës nga Rezervat e Sigurisë;
Nisur nga fakti se Komisioneri për Energjinë Zt. Dan Jorgensen, u ka kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Europian të përgatiten për ndërprerje të mundshme në furnizimin me energji, përmes një letre drejtuar ministrave të energjisë;
Nisur nga fakti që Kryeministri ka folur për një model të ri për mbajtjen e Rezervës energjetike të sigurisë si dhe për themelimin e një kompanie shtetërore që do të hyjë në tregun e tregtimit të naftës dhe derivateve të saj;
Nisur nga fakti që situata ndryshon me shumë shpejtësi dhe kemi hyrë në një emergjencë të vërtetë të përballjes me këtë krizë;
Për sa më sipër, Shqipërisë i dalin përpara detyra të mëdha për përgatitjen për një krizë energjetike e cila do të kërkonte angazhim të madh shtetëror, e veçanërisht masa konkrete të Ministrisë së Energjitikës për çështjen e garantimit të furnizimit me karburant, të menaxhimit të duhur të Rezervës së Sigurisë dhe të koordinimit institucional me BE dhe IEA.
Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin e Energjitikës dhe Transportit, për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
