Panik në Itali/ Foshnja tentohet të grabitet në supermarket, autori e tërheq dhe i thyen këmbën

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në një supermarket në Bergamo të Italisë, ku një burrë tentoi të rrëmbente me dhunë një foshnjë 18-muajshe nga prindërit e saj, duke i shkaktuar thyerje të femurit gjatë përplasjes.
Sipas mediave italiane, rreth orës 13:00, një shtetas rumun, i pastrehë dhe pa precedentë penalë, hyri në supermarket pikërisht në momentin kur familja po dilte pas blerjeve. Në mënyrë të papritur, ai e kapi vogëlushen nga këmbët dhe u përpoq ta tërhiqte me forcë nga nëna e saj, e cila po e mbante për dore.
Nëna reagoi menjëherë, duke bërtitur për ndihmë dhe duke tentuar ta mbante të bijën. Babai, që ndodhej pranë, ndërhyri për të neutralizuar agresorin. Në ndihmë erdhën edhe disa kalimtarë si dhe rojet e sigurisë së qendrës tregtare, të cilët arritën ta immobilizonin burrin deri në mbërritjen e policisë.
Ekipi i patrullës që mbërriti në vendngjarje arrestoi të dyshuarin dhe e shoqëroi në komisariat. Hetimet, të mbështetura në dëshmitë e të pranishmëve dhe pamjet e kamerave të sigurisë, bënë të mundur rindërtimin e plotë të ngjarjes.
Foshnja u transportua menjëherë në spital, ku ekzaminimet mjekësore konfirmuan një frakturë në femur, e shkaktuar gjatë përpjekjes së dhunshme për rrëmbim. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burri është arrestuar nënakuzën e rrëmbimit të rënduar ndaj një të mituri nën moshën 14 vjeç, si dhe për plagosje të rëndë. Me urdhër të autoriteteve, ai është lënë në paraburgim dhe pritet të dalë para gjyqtarit të hetimeve paraprake në ditët në vijim.
Pamjet filmike të incidentit, të publikuara nga mediat lokale, tregojnë momentet e tensionit dhe ndërhyrjen e menjëhershme të prindërve dhe qytetarëve për të shpëtuar vogëlushen.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128