Aksident në aksin Peqin–Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve në Përparim
15 Shkurt 2026, 19:10 / AKTUALITET

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në fshatin Përparim, bashkia Peqin.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përfshirë në përplasje dhe si pasojë e goditjes së fortë, një autoveturë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.
Deri tani, nuk ka të dhëna të sakta mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve apo të pasagjerëve të mundshëm.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa moti me reshje të dendura shiu në zonë dyshohet të ketë ndikuar në vështirësimin e qarkullimit.
Policia dhe shërbimet e emergjencës po punojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e plota të ngjarjes.Fatmir Popj
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
Nga Roland Lami
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128