“Kam dashur të ruajë privatësinë…”/ Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, çfarë thotë reperi

Reperi i njohur, Capital T, ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij me Adrola Dushin.
I ftuar në “Grida Duma Podcast”, ai theksoi se, edhe pse ka preferuar ta mbajë larg ekspozimit mediatik, lidhja nuk ka qenë asnjëherë sekret.
Ai thotë se zgjedhja e tij ka qenë për privatësi dhe jo për fshehtësi, ndërsa shton se gjërat që kanë vërtet rëndësi duhen mbrojtur, sidomos në një kohë kur çdo detaj bëhet publik brenda sekondash.
Grida Duma: Mirë unë e mbajta fjalën, nuk të bëra asnjë pyetje emrash.
Capital T: Ti nuk ma dhe fjalën, ishte zgjedhja jote gjithmonë kështu, të cilën unë e kam vlerësu edhe.
Grida Duma: Gjithmonë me veten e kemi.
Capital T: E kam te ajo që arsyeja pse nuk ndjehem shumë me dalë nëpër media është veçse me më pyt për gjërat e thjeshta ose me diskutu sendet e thjeshta janë sene që i dinë të gjithë.
Capital T: Domethënë pavarësisht zgjedhjes time për me mbajt një privatësi nuk është sekret.
Capital T: S’ka qenë zgjedhje me majt sekret, ka qenë zgjedhje me majt privatësi.
Grida Duma: Absolut. Është, kjo ekziston, kjo po unë po kam qejf me majt qashtu. Ta ruaj unë siç e dua unë.
Capital T: Normal që edhe senet që janë të rëndësishme për ty njeri i run me fanatizëm, do me i mbrojt çka do që ka rëndësi për ty. Edhe në një kohë si kjo e sotit unë konsideroj që mbrojtja më e mirë është kjo që unë kam vendos me bo në qit formë të gjitha gjërave të mia.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128