Netanyahu vizitoi trupat izraelite në Siri: I kushtojmë rëndësi të madhe mbrojtjes së kufijve tanë

Izraeli i jep “rëndësi të jashtëzakonshme” pranisë së tij ushtarake në zonën neutrale në Siri, deklaroi sot kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një vizite te trupat izraelite të dislokuara atje, një territor që zyrtarisht duhet të jetë i çmilitarizuar dhe nën mbikëqyrjen e OKB-së.
“Ne i kushtojmë shumë rëndësi aftësive tona, si mbrojtëse ashtu edhe sulmuese, për të mbrojtur aleatët tanë druzë dhe mbi të gjitha për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe kufirit të tij verior,” tha Netanyahu, sipas një videoje të publikuar nga zyra e tij.
Pas rrëzimit të Bashar al-Assad në dhjetor 2024, Izraeli ka vendosur trupa në zonën e çmilitarizuar të Rrafshnaltës së Golanit, përtej vijës së ndarjes mes territorit sirian që Izraeli e aneksoi në vitin 1981 dhe pjesës tjetër të Sirisë.
Sipas njoftimit zyrtar, Netanyahu vizitoi sot zonën neutrale në Siri i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Israel Katz, ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar, Shefi i Shtabit Ejal Zamir dhe kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme Shin Bet, David Zini, mes të tjerëve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


