Analiza e BBC: Pse nuk është shembur establishmenti i Iranit deri tani?
Ka kaluar pothuajse një muaj që nga fillimi i luftës dhe që kur Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra më 28 shkurt.
Disa njerëz brenda Iranit, me të cilët kam folur, prisnin që lufta të përfundonte po atë ditë, por kjo nuk ndodhi. Dhe struktura e pushtetit iranian vazhdon të qëndrojë në këmbë.
Irani ka një sistem shumë kompleks të qeverisjes së vendit. Ndërsa Udhëheqësi Suprem mban autoritetin më të lartë, ekziston edhe një shtet paralel – Garda Revolucionare Islamike (IRGC), një institucion, fuqia e të cilit shkon shumë përtej një mandati të zakonshëm ushtarak.
Disa komandantë të lartë të IRGC janë vrarë gjatë kësaj lufte dhe gjatë konfliktit të verës së kaluar. Megjithatë, ata kanë deklaruar vazhdimisht se, për çdo person të vrarë, ka gjithmonë një zëvendësues të gatshëm për të marrë vendin e tij.
IRGC kontrollon gjithashtu Basij, një milici vullnetare me rreth një milion anëtarë, të cilët shpesh vendosen në rrugë për të përdorur forcë dhe për të shtypur kundërshtarët.
Izraeli ka thënë se ka goditur disa pika kontrolli të Basij, por nga ajo që kam dëgjuar këtë javë nga Teherani, këto forca janë ende shumë të pranishme në qytet, duke ndaluar makina dhe duke kryer kontrolle.
Kur bëhet fjalë për protesta, njerëzit brenda vendit janë kërcënuar nga autoritetet iraniane – përmes deklaratave publike dhe mesazheve masive në telefon – që të mos dalin në rrugë për të protestuar.
Interneti gjithashtu është kufizuar rëndë, duke e bërë shumë të vështirë koordinimin mes protestuesve.
Deri tani nuk janë parë protesta masive kundër regjimit që nga fillimi i luftës, megjithëse media shtetërore tregon çdo natë tubime të mbështetësve të regjimit në qytete të ndryshme.
Personi, që nuk është parë ende në publik, është Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, që nga marrja e detyrës në fillim të marsit. Deri tani janë publikuar vetëm disa mesazhe të shkruara të tij në mediet iraniane. Izraeli kishte premtuar se do ta kishte në shënjestër.
Edhe pse establishmenti iranian ka zëvendësuar drejtuesit e vrarë dhe ka vendosur forca në pikat e kontrollit, ai ende nuk ka provuar se mund të qeverisë një vend që aktualisht duket se mbahet më shumë nga forca sesa nga autoriteti i dukshëm./BBC
Po ndodh...
ide
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Kjo PD, nuk di të vlerësojë as jetën dhe as vdekjen më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128