80-vjeçari i mori jetën gruas dhe më pas qëlloi veten me pushkë, viktima ende në morg, askush nga 9 fëmijët nuk po e tërheq trupin e tij

25 Mars 2026, 10:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

80-vjeçari i mori jetën gruas dhe më pas qëlloi veten me

Trupi i 80-vjeçarit, i cili një ditë më parë vrau me pushkë gruan dhe më pas qëlloi veten, ndodhet ende në morg.

Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.

Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.

Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me armë zjarri pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe, e më pas ka vrarë veten.

 

Po ndodh...

ide