Humbja e thellë në zgjedhje, jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka dhënë dorëheqjen pasi koalicioni i saj trepartiak pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo ia paraqiti dorëheqjen Mbretit, tha pallati mbretëror.
Frederiksen mbetet në detyre derisa në formimin e një qeverie të re, si dhe është një nga favoritët për të marrë sërish detyrën në këtë post.
“Bota nuk na pret atje jashtë dhe është vërë vetëm më e trazuar që kur u shpallën zgjedhjet. Duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëpunuar”, tha ajo.
Tani pritet që të caktohet një “hetues mbretëror” që do të udhëheqë bisedimet për formimin e qeverisë së re.
Partitë janë gati të nisin negociata potencialisht të vështira dhe të gjata për të përcaktuar nëse qeveria e ardhshme do të formohet nga Frederiksen apo nga një udhëheqës tjetër i partisë.
Në pushtet që nga viti 2019, Frederiksen kishte bërë fushatë me premtimin se aftësitë e saj të forta dhe të testuara si udhëheqëse do ta ndihmonin kombin nordik të përballonte një marrëdhënie komplekse me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe përgjigjen evropiane ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.
Megjithatë, ajo doli e dëmtuar si nga e majta ashtu edhe nga e djathta në vend, ku kriza e kostos së jetesës doli në ballë të shqetësimeve të votuesve.
Shumë nga mbështetësit e saj të krahut të majtë dukeshin të frustruar me një politikë imigracioni që e shihnin si shumë të ashpër, ndërsa disa në të djathtë e shihnin atë shumë të butë dhe të pabesueshme në çështjet ekonomike.
Në Bruksel, Frederiksen respektohet gjerësisht për qëndrimin e saj të qartë ndaj Groenlandës dhe për përpjekjet e saj për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të Danimarkës pas konfliktit në Ukrainë. Por stili i saj negociues shihet nga disa si i ashpër dhe shumë danezë kërkuan ndryshim.
Po ndodh...
ide
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Kjo PD, nuk di të vlerësojë as jetën dhe as vdekjen më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128