“Dosja Veliaj, test për drejtësinë”, Ndreca: Rast tipik i deformimit të thellë

25 Mars 2026, 13:44 / POLITIKË ALFA PRESS

“Dosja Veliaj, test për drejtësinë”, Ndreca: Rast

Çështja ndaj Erion Veliajt është një provë për vetë sistemin e drejtësisë shqiptare. Kështu u shpreh avokati Plarent Ndreca, i cili ka marrë përsipër mbrojtjen e kryebashkiakut.

Në studion e Breaking në Top News, ai theksoi se kjo dosje nuk është vetëm një çështje individuale, por një rast që vë në provë standardet e drejtësisë në vend.

Ndreca shtoi se çështja është një test i drejtpërdrejtë për sistemin:

“Është dosje sfiduese, por më shumë se për mua është sfiduese për vetë drejtësinë. Sepse ky është një ndër ato rastet që do të tregojë se si drejtësia do sillet në raport me standardet europiane që ne kërkojmë si vend pretendues për të qenë anëtar i Bashkimit Europian”.

Sipas tij, përfshirja në këtë proces lidhet edhe me bindje personale dhe profesionale:

“Arsyeja pse unë? Janë të lidhura qoftë me faktin e njohjes personale që kam me zotin Veliaj, si një mik i vjetër, qoftë për faktin se kemi një detyrim të themi edhe politik. Unë e konsideroj kështu. Kam detyrim politik për shkak të kontributeve të shquara që zoti Veliaj ka në politikën shqiptare, në PS edhe në bashkinë e Tiranës si kryetar i bashkisë së Tiranës, por ajo që është më e rëndësishmja si një profesionist, i cili ka detyrim profesional që të përballet me çështje të kësaj natyre, që në fakt janë përfaqësuese të një deformimi të thellë që ka sistemi i drejtësisë dhe ky është një rast tipik përfaqësues i këtij deformimi dhe që unë mendoj që profesionistët duhet të jenë në ballë të këtyre proceseve”.

Po ndodh...

ide