Kriza politike në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të reja, protestuesit: Nuk ndalemi!

Pas dorëheqjes së kryeministrit serb Millosh Vuçeviç, mes protestave masive antikorrupsion, presidenti Aleksandër Vuçiç foli për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në muajin prill.
Gjatë një fjalimi televiziv mbrëmjen e së martës, Vuçiç tha se partia e tij do të merrte 10 ditë kohë për të vendosur nëse do të krijohej një qeveri e re pas konsultimeve me të gjitha palët apo nëse do të shkonin në zgjedhje.
Sipas tij, mundësia e krijimit të një qeverie të përkohshme tranzicioni, nuk është në tryezë… Deklarata shënon një kthesë të rëndësishme për Vuçiçin, partia e të cilit fitoi lehtësisht zgjedhjet e parakohshme në vitin 2023, por që kohet e fundit, ka qenë nën presion të vazhdueshëm.
“Pasi dorëheqja e Vuçeviç të konfirmohet, nis periudha 30-ditore gjatë së cilës zhvillohen procedurat e nevojshme për zgjedhjen e qeverisë së re. Nëse qeveria nuk do të formohet për 30 ditë, do të thirren zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh Vuçiç.
Dorëheqja e Vuçeviç ka shtyrë opozitën të kërkojë formimin enjë qeverie të përkohshme. Partia e Kreni-Promeni kërkon që ajo të përbehet nga ekspertë të aprovuar nga studentët, të cilët nisën protestat, ndërsa u bën thirrje partive të tjera opozitare të mos i bojkotojë zgjedhjet, nëse do të mbahen.
Kryeministri Vuçeviç u bë zyrtari më I lartë që u dorëhoq pas zemërimit publik që shpërtheu si pasojë e shembjes së një strehe betoni në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku vdiqën 15 persona. Stacioni i ishte nënshtruar rinovimeve 2 herë dhe qytetarët bëjnë fajtor korrupsionin e përhapur në qeveri.
Ato që fillimisht nisën si grumbullime të vogla janë përhapur në të gjithë vendin, teksa me mijëra studentë, mësues e punonjës të tjerë kanë dalë sistematikisht në rrugë.
Vuçeviç pretendon se qeveria I ka përmbushur të gjitha kërkesat e protestuesve, përfshirë publikimin e dokumenteve që lidhen me rinovimin e stacionit por manifestuesit janë zotuar se nuk do të ndalen.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
