Këshilli Europian dënon arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit: Ky veprim shkon kundër vullnetit të popullit
19 Mars 2025, 18:16 / BOTA

Këshilli Europian tha sot se “dënon ashpër” arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, një kundërshtar kyç politik i presidentit Recep Tajip Erdogan, si një masë që shkon kundër vullnetit të popullit.
Në një deklaratë, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës tha se arrestimi i Imamoglu “mbart të gjitha shenjat e presionit ndaj një figure politike”, duke shtuar se Kongresi do ta ngrejë çështjen në një seancë javën e ardhshme.
Kujtojmë se Imamoglu u arrestua sot pasi dyshohet se ka qenë kreu i një organizate kriminale.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

