“Ka edhe nga ata liderë që bëjnë naze!”- Trump nga Bordi i Paqes: Disa nga ata s’duam t’i kemi këtu, sepse janë për telashe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, hapi takimin e inaugurimit të Bordit të Paqes për Gazën, i mbajtur në SHBA ditën e sotme, me pjesëmarrjen e 40 liderëve botërorë që kanë firmosur pjesëmarrjen në të.
Teksa mbajti fjalën e tij për këtë projekt ambicioz që tha se ka për qëllim vetëm vendosjen e paqes, numri një i Amerikës kujtoi se si arriti të pushonte disa prej luftrave, tetë prej tyre tha ai, që bëheshin prej vitesh, madje disa prej tyre me mbi 30 vite luftime.
Trump u shpreh se disa liderë nuk janë pjesë e Bordit sepse bëjnë naze dhe disa të tjerë nuk do i pëlqente të ishin pjesë sepse janë telash.
Ai vlerësoi kontributin financiar të arritur vetëm me një vit punë.
“Nuk ka qenë ndonjë tjetër Bord më afër. Këtu bëjnë pjesë pjesa më e madhe e liderëve botërorë. Disa po bëjnë naze, ka edhe nga ata që bëjnë naze, por shumë drejtues e kanë pranuar menjëherë. Ka disa që nuk duam t’i kemi në Bord, sepse janë telash. Kam parë borde më parë dhe nuk është asgjë krahasuar me bordin tonë. Kupa e Botës që do zhvillohet në SHBA i ka shitur pothuajse të gjitha biletat. Një pjesë janë shitur të gjitha dhe urime FIFA-s dhe UEFA-s. Falenderoj drejtuesit e shteteve që kanë bërë udhëtime të gjata. Kjo ndërtesë u bë për takime të gjata dhe Marko (Rubio) i vendosi emrin tim, betohem që s’kam lidhje fare me të. Mbasi ngrita kokën lartë pashë emrin tim Donald Trump dhe askush nuk e beson por nuk kam lidhje fare me të. E vendosën ata dhe kjo na bën të punojmë më shumë. Është ndërtesë e re e ndërtuar për paqen, askush nuk e dinte arkitekturën, është shumë e bukur”, tha Trump në fjalën e tij.
Më tej ai foli për kontributin e tij në ndalimin e luftarave dhe të SHBA-ve për paqen në botë, duke marrë si shembull rastin e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“I dashuri Marko tha sa ndërtesë e bukur dhe e mori në pronësi. Kishte shumë që e donin pronësinë e ndërtesës, por e morët ju të DASH-it. Kemi punuar shumë mirë me bordin e paqes për Gazën, me njerëz të rëndësishëm dhe të respektuar, vende të ndryshme janë treguar shumë gjenerozë me paratë gjithashtu. Sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa paqja. Kur shkon në luftë të kushton qindra herë më shumë se të bësh paqen. Ju keni luftuar për më shumë se 30 vjet dhe erdhët në zyrën time, më thatë se keni luftuar për 32 vjet, e në detyrë kam qenë për 5 vjet dhe çështja u zgjidh për dy ditë. Nuk ka qenë e lehtë, pra konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë (i fton presidentët e 2 vendeve të ngrihen në këmbë). Ishin ulur në pika të ndryshme të kësaj salle dhe u thashë që të ulen akoma më afër dhe ata u afruan, u përqafuan, nënshkruan, dhe nuk do ta harroj këtë, miqësia u forcua dhe jemi krenar për këtë”, vijoi kreu i Zyrës Ovale.
Më tej Trump falënderoi mes të tjerash liderët emër për emër për pjesëmarrjen në Bord dhe bashkëpunimin. Mes tyre ai falënderoi edhe kryeministrin Edi Rama.
“Jemi të nderuar që është na bashkuar këtu kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, kemi presidentin e Argjentinës, zotin Miley. Kemi mbështetur kandidatë, kemi zotin Orban këtu, e mbështes. Kam mbështetur edhe kryeministren e Japonisë, ajo më pëlqen shumë, është ulur pranë Viktorit (Orban). Pra mbështetja jonë funksionon me vendet e huaja”, u shpreh ai.
Shqipëria në Bordin e Paqes
Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, kurse Kosova nga presidentja Vjosa Osmani.
Nisma e Bordit të Paqes është ndërmarrë nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump dhe nuk ka për qëllim rivalizimin e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Bordi i Paqes për Gazën ka qëllime humanitare pas përfundimit të luftës atje. Do jetë një organ mbikëqyrës i procesit të paqes dhe fondi i parë do të jetë 5 mld dollarë, listë që do deklarohet sot zyrtarisht me shtetet që kanë kontribuar.
Mandati i tij është 3 vjeçar dhe kush kërkon të ketë statusin e përhershëm duhet të paguajë një kontribut prej 1 mld dollarësh. Shqipëria do jetë pjesë e bordit, por jo kontribuuese në shuma monetare.
Çfarë përmban agjenda dhe misioni i Bordit të Paqes
Ky bord synon të çojë përpara rindërtimin e Gazës.
Takimi vjen gati katër muaj pasi administrata Trump ndërmjetësoi një armëpushim në Rripin e Gazës që lejoi lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura izraelite.
Ndërsa SHBA-të po e quajnë takimin e së enjtes si një takim inaugurues, anëtarët e Bordit të Paqes u takuan muajin e kaluar në Zvicër për një ceremoni nënshkrimi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.
Mbledhja e sotme filloi me një mëngjes në orën 9:00 (15:00 me orën e Tiranës).
Trump mbërriti në orën 10:00 për të mbajtur fjalimin hapës dhe për të nënshkruar një numër rezolutash që kanë të bëjnë me Gazën.
Kryetari i secilit delegacion të pranishëm u udhëzua të ofronte një fjalim të shkurtër, gjatë të cilit ata inkurajohen të njoftojnë kontributet e tyre në përpjekjet e rindërtimit të Gazës.
Agjenda parashikonte fjalime nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ndihmësit e lartë të Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, Nickolay Mladenov, thotë zyrtari amerikan.
Rubio është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, ndërsa Kushner, Witkoff, Blair dhe Mladenov janë anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Gazës të Bordit të Paqes. Të dy panelet pritet të luajnë një rol në mbikëqyrjen e menaxhimit të Gazës pas luftës.
Në fund një foto familjare e Trump në grup, përpara se të largohet në orën 11:00 (17:00), ndërsa eventi do të vazhdojë për një orë tjetër, sipas një orari të dërguar pjesëmarrësve.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128